Shumica e drejtuesve të biznesit e kuptojnë ndryshimin midis aktiviteteve juridike dhe të paligjshme. Por, shpesh aktivitetet nuk janë aq të qarta dhe mund të mos dallohet vija midis etikës dhe joetikës. Fatkeqësisht, nuk ka një kod universal të etikës së biznesit, i shkruar dhe i zbatuar. Të gjithë duhet të mbështetemi në interpretimin tonë.
Për shembull, shumica do të pajtoheshin që një agjent kredie duhet të kërkojë të njëjtat kritere për një mik, ashtu si aplikantët e tjerë. Por, çfarë bëni kur merrni vendimin e duhur etik? Me siguri do ta mërzisni shokun? Problemi është se kaq shumë zgjedhje bien në një zonë gri dhe ju nuk mund të shihni as “rrëshqitjen” etike, që po ndodh në veprimet tuaja.
Lexo: 4 Vendime që çdo sipërmarrës i ri duhet t’i marrë para se të jetë shumë vonë
Shumë profesionistë në biznes kanë ndjesinë se përqafimi i vendimeve etike jep një ndikim spiral në rënien e biznesit dhe shumica nuk besojnë se dinë të bëjnë ndryshime. Ata nuk e kuptojnë që nëse nuk bëjnë përpjekje për të qenë pjesë e zgjidhjes, nga indiferentizmi ose frika se mos rrezikojnë karrierën e tyre, atëherë ata bëhen vërtetë pjesë e problemit. Shumica e njerëzve pajtohen për parimet themelore të etikës: integritetin, objektivitetin, kompetencën, konfidencialitetin dhe sjelljen profesionale.
Ata thjesht duhet të ndjekin një sërë hapash praktikë, përfshirë ato që vijojnë, për të kapërcyer emocionin dhe teorinë, për të arritur në zgjidhje pragmatike dhe njëkohësisht etike, për problemet e vështira që hasim të gjithë në biznes:
- Izoloni çështjet ligjore dhe morale:
Çështjet etike zakonisht nxiten nga një përpjekje, për të arritur një objektiv të dëshiruar, pa shkelur shumë kodin ekzistues ligjor ose moral. Ju nuk mund të përmirësoni etikën e biznesit pa kuptuar kufizimet dhe zonat gri që i rrethojnë këto kufizime. Për shembull, shumica do të pajtoheshin që ryshfeti për të fituar një kontratë është joetik, por sa larg mund të shkosh në ushqimin e një marrëdhënie me një shitës kryesor? Përcaktimi i kufizimeve ligjore dhe morale është vetëm hapi i parë. Atëherë ju përballeni me norma kulturore dhe historike në integritetin tuaj.
- Identifikoni çdo objektiv të fshehur që drejton një rezultat të mundshëm:
Shpesh ndihmon për të analizuar një listë të rezultateve të mundshme dhe pastaj arsyetim për të gjetur kush përfiton dhe kush humbet. Zgjidhja më e mirë për një sfidë të ashpër etike është ajo që mund të shfaqet në faqen e parë të gazetës së nesërme, pa u keqinterpretuar nga një klient i paanshëm. Në shembullin e mëparshëm, nëse një shitës i caktuar ka një lidhje familjare me ju, kufizimet ligjore dhe morale nuk janë të mjaftueshme. Nëse informacioni tregon se ju mund të dëshironi të favorizoni familjen ose miqtë, analiza juaj e kualifikimeve duhet të jetë përtej qortimit.
- Rishikoni faktet që mund të kundërshtohen ose të pasakta:
Nëse të gjithë pajtohen që faktet kryesore janë qartë të vërteta, ose jo të diskutueshme, atëherë dy hapat e parë me siguri do t’ju çojnë në një zgjidhje etike. Përndryshe, ju duhet të shqyrtoni se si vendimi juaj mund të ndryshojë nëse faktet kryesore janë dëshmuar të parëndësishme ose të gabuara. Mund të duhet të vlerësohen alternativa të reja.
- Vendoseni veten në pozicionin e palëve të tjera të prekura:
Kur mendoni etikisht, jeni në simpati dhe empati me të tjerët. Ndihmon t’i takoni ballë për ballë ata. Syri juaj etik bëhet më i mprehtë kur afroni të gjitha objektet përkatëse ose njerëzit. Në atë kontekst, ju duhet të trajtoni të tjerët ashtu siç do t’i bëni që ata t’ju trajtojnë.
Lexo: Dëshironi të merrni vendime më të mira? Ja se çfarë duhet të bëni
- Bilanci i përfitimeve totale, kundrejt dëmit për të zgjedhur një veprim:
Në këtë hap të fundit, së pari vlerësoni se si ndikohet secila palë, çka llogarit përfitime ose dëme në rastin e veprimeve të mundshme. Etika e mirë ka të bëjë me maksimumin e pozitivitetit të të gjithë situatës. Kjo tërheq besnikëri dhe besim nga klientët dhe punonjësit gjithashtu. Nëse i ndiqni këto hapa dhe e përsërisni atë në kohën e duhur qëndrimi juaj etik do të forcohet, komunikimi i këtyre hapave me të tjerët përreth jush do të përmirësojë pamjen dhe do të përmirësojë perceptimin e biznesit tuaj.
Numri i dilemave etike të perceptuara gjithashtu do të zvogëlohet. Ju patjetër që mund të bëni një ndryshim nëse filloni tani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.