5 ndeshjet hapëse më emblematike në historinë e Botërorëve

5 ndeshjet hapëse më emblematike në historinë e Botërorëve


Për fansat më të zjarrtë të futbollit, katër vitet e pritjes për Botërorin ndonjëherë janë të padurueshme. Por tashmë kjo veprimtari madhështore ka nisur dhe skuadrat e para që zbritën në fushë ishin Rusia dhe Arabia Saudite. Jo domosdoshmërisht një përplasje nga më tërheqëset … Megjithatë, historia e ndeshjeve hapëse ka treguar se për spektaklin duhet pritur. Le të hedhim një vështrim kronologjik mbi pesë takimet që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve.

1) Brazil-Meksikë 4-0, 1950

Pas dymbëdhjetë vjetësh pa pjesëmarrje në garën më prestigjioze, Brazili përballet me Meksikën në ndeshjen hapëse në një Maracana të tejmbushur. Në atë kohë, Seleçao nuk kishte fituar asnjë nga pesë titujt e saj të tanishëm, dhe pritja ishte në kulmin e saj. Në Rio, brazilianët tregojnë ambicien e tyre duke fituar një rezultat bindës (4-0), falë një dygolëshi të Ademir. Tre javë më vonë, ata do të mposhten në finale nga Uruguaji (2-1).

2) Brazil-Jugosllavi 0-0, 1974

Kampionati Botëror 1974, i mbajtur në Gjermani, është i pari që e sheh kampionin në fuqi të luajë në ndeshjen hapëse të kompeticionit. Një fitore e lehtë kundër Italisë (4-1) në Botërorin e 1970-ës, është Brazili që prezantohet si skuadra më favorite e turneut, që hap edicionin e radhës përballë Jugosllavisë në Frankfurt. Por, përtej çdo pritshmërie, mbajtësi i titullit frenohet në një barazim (0-0) nga kundërshtari i mbrëmjes. Një ndeshje pa gola dhe një ogur i keq për Seleçao, e cila do të shohë Gjermaninë Perëndimore të fitojë trofeun.

3) Argjentinë-Kamerun 0-1,1990

Kampionia e botës në vitin 1986, Argjentina e udhëhequr nga Diego Maradona përballet me ekipin modest të Kamerunit në sfidën hapëse në stadiumin “Giuseppe Meazza” të tejmbushur. Në Milano si kudo, të gjithë pajtohen se Albiçeleste duhet të mbizotërojë, e madje bindshëm. Të mbetur me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Kana-Biyik dhe Massing, janë Luanët e Pamposhtur që fitojnë falë një goli të François Omam-Biyik. Një dush i ftohtë për Maradonën me shokë.

4) Francë-Senegal 0-1, 2002

Sigurisht, ekipet afrikane janë mësuar të fitojnë befasisht në ndeshjet hapëse. Në vitin 2002, dymbëdhjetë vjet pas Kamerunit, Senegali përballet në Seul me kampionin në fuqi të Botërorit, Francën, e udhëhequr nga dyshja e sulmit Thierry Henry – David Trezeguet. Para 64.000 spektatorëve, “Les Blues”, të privuar nga Zindédine Zidane, i dëmtuar, munden 1-0 me një realizim të Papa Bouba Diop. Një rikujtim i ndeshjes hapëse të 19900ës.

5) Gjermani-Kosta Rika 4-2, 2006

Kampionati Botëror 2006 shënon kthimin e hapjes së kompeticionit nga skuadra pritëse e veprimtarisë. Është Gjermania që në Mynih mundin 4-2 Kosta Rikën përballë publikut të shtëpisë. Një ndeshje e luajtur me një ritëm të lartë, siç dëshmohet nga gjashtë golat e shënuar, por mbi të gjitha, ovacione për dy golat e klasit të lartë të shënuar nga Philipp Lahm dhe Torsten Frings.

Marrë nga Izraelisot.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0