Të kesh një asistent të avancuar me inteligjencë artificiale në dispozicion, sot do të thotë të kesh një mënyrë krejt të re për të ndërvepruar me kompjuterin dhe telefonin. AI mund të të ndihmojë të organizosh më mirë detyrat e përditshme, të gjesh informacion më shpejt, të shkruash dhe përmbledhësh tekste apo përmbajtje audio, dhe shumë më tepër.
Ajo që e bën Google Gemini të veçantë është fakti se është i integruar thellësisht në produktet që shumë prej nesh i përdorin çdo ditë. Gemini vjen i integruar në Android, ChromeOS dhe WearOS, mund të përdoret nga faqja e tij zyrtare në kompjuter (Windows dhe Mac), dhe është i disponueshëm edhe si aplikacion për iPhone dhe iPad. Për më tepër, ai është i lidhur drejtpërdrejt me aplikacionet e Google Workspace si Chrome, Gmail, Drive, Docs, Sheets, Slides, Meet, Calendar dhe Photos.
Më poshtë janë pesë mënyra praktike si mund ta përdorësh Gemini për ta bërë ditën tënde të punës më të lehtë dhe më produktive.
1. Krijo një listë detyrash
Jeta moderne është e ngarkuar. Email-e: kontrolluar. Rutina e kujdesit për veten: bërë. Kontrollim i email-eve… përsëri. Kur përballesh me një mal detyrash, Gemini Live mund të të ndihmojë të organizosh ditën duke të krijuar një plan pune përmes bisedës, madje edhe teksa ecën nga makina drejt zyrës.
Mjafton të prekësh ikonën Live në aplikacionin Gemini dhe të fillosh të flasësh. Mund ta ndërpresësh në çdo moment nëse do të thellohesh te një detyrë apo të ndryshosh drejtimin e mendimit. Bazuar te prioritetet e tua, Gemini Live të ndihmon të ndërtosh një listë të qartë dhe të personalizuar detyrash.
Lexo edhe: Gemini, ChatGPT apo Grok, cili AI është më i saktë në matematikë?
2. Përmirëso prezantimin tënd
Ushtrimi është çelësi i një prezantimi të mirë. Por nuk mund t’i kërkosh gjithmonë miqve apo kolegëve të të dëgjojnë për herë të dhjetë. Me Gemini Live, mund të praktikosh fjalimin sa herë të duash dhe të marrësh feedback për mënyrën si flet, ritmin, tonin apo qartësinë. Gemini Live analizon përdorimin e gjuhës, zgjedhjen e fjalëve, strukturën e fjalive dhe mënyrën si e ndërton mesazhin. Nëse do të përmirësohesh seriozisht, ai të jep edhe një vlerësim të përgjithshëm mbi pikat e forta dhe dobësitë e prezantimit tënd.
3. Përgatitu për bisedat e vështira
Mos lejo që një bisedë e vështirë me shefin të të prishë gjumin. Qoftë për të kërkuar rritje rroge apo për të pranuar kritika, këto situata testojnë durimin dhe qetësinë tonë.
Para se të flasësh me shefin, “fol” me Gemini. Mund të bësh një bisedë provë, ku Gemini luan rolin e shefit dhe të jep sugjerime se si ta formulosh mesazhin. Do të marrësh këshilla të qarta se si ta strukturosh bisedën dhe si ta ruash qetësinë në momente delikate.
4. Ndërto garderobën e punës
Para një eventi të rëndësishëm pune, zgjedhja e veshjes mund të të shpërqendrojë. Me Gemini, mund të marrësh sugjerime për stilin që të përshtatet, në mënyrë që të përqendrohesh te ajo që ka vërtet rëndësi.
Mund të jesh specifik: ngjyra që nuk i pëlqen, materiale që të bezdisin, apo stili që do të shmangësh. Gemini madje mund të marrë parasysh edhe motin e asaj dite, që të jesh i/e veshur siç duhet dhe të ndihesh më i/e sigurt në vete.
5. Merr pak frymë
Nëse ideja e të qenit gjithë ditën në tavolinë të lodh, gjej një cep të qetë në zyrë dhe përdor Gemini Live për një moment relaksi. Mund t’i kërkosh ushtrime frymëmarrjeje ose teknika vizualizimi për t’u qetësuar. Dhe pse jo, edhe një poezi e shkurtër apo një mendim filozofik për të rifituar energjinë për pjesën tjetër të ditës së punës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.