5 mënyra se si njerëzit e zgjuar hedhin në erë sukesin e tyre - Business Magazine Albania

5 mënyra se si njerëzit e zgjuar hedhin në erë sukesin e tyre

njerëzit e zgjuar

Marku ishte gjithmonë një nga fëmijët më të zgjuar në klasën e tij. Ai ka ecur në karrierën, por nga Facebook-u, sheh njerëz që ua kalonte në shkollë, të cilët tani kanë arritur më shumë se ai. Po kështu, ka kolegë në firmën e tij që e kanë kapërcyer atë. Ndonjëherë ai pyet veten: “Çfarë po bëj gabim?”

Tingëllon e njohur, apo jo?! Ju mund të krahasoheni me Markun, ose të keni një punonjës ose një të afërm që lufton me një situatë të ngjashme.

Inteligjenca është padyshim pasuri e madhe, por nuk është gjithçka. Dhe ndonjëherë, kur njerëzit e talentuar dhe të zgjuar nuk arrijnë aq sa do të donin, kjo ndodh sepse ata e “e hedhin veten në erë”.

Nëse jeni në këtë situatë, lajmi i mirë është se kur të kuptoni këto mangësi, mund të punoni për t’a korrigjuar.

Ja 5 raste kur njerëzit e zgjuar luftojnë:

1. Njerëzit e zgjuar ndonjëherë nuk vlerësojnë aftësitë e tjera, si ndërtimi i marrëdhënieve, dhe përqendrohen tepër te intelekti. Ata mund ta shohin suksesin e tyre si të pashmangshëm, për shkak të intelektit dhe nuk u japin rëndësi aftësive të tjera. Për shembull, një individ që e ka të vështirë diplomacinë në vendin e punës, e shikon këtë si tensionuese dhe jo si një aftësi thelbësore që kërkohet për rolin e tij.

Shikimet nuk vijnë nga hiçi. Shumica e njerëzve presin të përfitojnë nga pikat e tyre të forta dhe preferojnë të shmangnin të menduarit për fusha, në të cilat ata nuk janë natyrshëm aq të fortë. Fëmijët e zgjuar zakonisht binden gjatë jetës së tyre të hershme se inteligjenca e tyre është e vlefshme. Ata rriten duke u thënë se janë të zgjuar dhe gjatë shkollimit ndiejnë se suksesi u vjen më lehtë atyre sesa të tjerëve. Është e lehtë të kuptosh pse, si rezultat, ata do të vazhdojnë të fokusohen në intelektin e tyre edhe kur të rriten.

Por, në shumicën e vendeve të punës, ju nevojitet më shumë sesa inteligjenca e lindur për të ecur përpara. Dhe vetë përqendrimi në fuqinë tuaj më të madhe, në vend që të adresoni dobësitë tuaja, ka tendencë të jetë vetë-sabotues.

Zgjidhja: Përdorni pikat tuaja të forta për të kapërcyer dobësitë tuaja. Nëse jeni të mirë në të mësuar, thjesht mund të mësoni aftësitë që nuk ju vijnë aq natyrshëm. Ju nuk keni nevojë për një ndryshim të personalitetit, por vetëm një plan dhe një qëndrim vërtet konstruktiv. Për shembull, identifikoni tre sjellje specifike të diplomacisë në vendin e punës që do të përmirësonin suksesin tuaj në atë fushë.

2. Puna në grup mund të jetë zhgënjyese për njerëzit shumë të zgjuar. Kur dikush i kupton konceptet shpejt dhe ka standarde të larta për performancën e tij, mund të krijojë vështirësi kur punon me të tjerët që kërkojnë më shumë kohë për të përpunuar informacionin. Nëse një person ndihej i penguar në shkollë, duke qenë në një klasë me fëmijë më pak të zgjuar, ky zhgënjim mund të shfaqet edhe gjatë  punës në grup mund të zhvillohet edhe në punë. Këto ndjenja mund të rishfaqen gjatë gjithë jetës. Kur njerëzit zhvillojnë një pikë të papërpunuar emocionale si fëmijë, ata shpesh kanë reagime të brendshme të mëdha kur ajo pikë e papërpunuar  rishfaqet në jetën e tyre të rritur.

Lexo: Të rinjtë shqiptarë po fitojnë trefishin e pagës mesatare duke punuar freelance. Ja se si!

Njerëzit e zgjuar gjithashtu ndonjëherë e kanë të vështirë të delegojnë për shkak të ndjenjës se mund ta bëjnë detyrën më mirë (pavarësisht nëse kjo është realisht e vërtetë.)

Zgjidhja: Jini të dhembshur ndaj reagimeve tuaja të brendshme dhe kuptoni se nga vijnë ato, por gjithashtu mësoni të vlerësoni me të vërtetë atë që mendjet e ndryshme sjellin në një ekip.

3.Njerëzit e zgjuar shpesh kanë vetëvlerësim për shkak të të qenurit të zgjuar, gjë që mund të ulë tolerancën dhe të shmanget parjen e realitetit në sy. Çdo situatë tjetër, ku nuk konsiderohen të ditur, shihet si kërcënuese për të. Personi i zgjuar madje mund të kërkojë të shmangë ato situata, të cilat në fund e mbajnë personin prapa.

Zgjidhja: Jini objektiv për përfitimet që mund të keni në disa aspekte me njerëz  më të zgjuar se ju. Nëse e rrethoni veten me njerëz të zgjuar, po bëni diçka të drejtë. Mbani mend, hekuri mpreh hekurin. Zhvilloni marrëdhënie me njerëz me të cilët zhvilloni ide dhe projekte të dobishme, konstruktive. Sa më shumë të mësoheni të merrni reagime kritike nga njerëz që besojnë në talentet dhe kapacitetet tuaja të përgjithshme, aq më e lehtë do të bëhet.

4.Njerëzit e zgjuar mërziten lehtë. Të jesh i zgjuar nuk është saktësisht njësoj si të jesh kurioz, por nëse i ke të dyja këto cilësi, mund të mërzitesh lehtësisht, duke kryer të njëjtat sjellje pa pushim. Disa lloje suksesi rrjedhin nga kreativiteti, por lloje të tjera vijnë nga ekspertiza në diçka të caktuar dhe kryerja e një sërë sjelljesh në mënyrë të përsëritur. Nëse jeni i zgjuar, kurioz dhe keni dashuri për të mësuar, mund të zbuloni se shpejt humbisni interesin për çdo gjë, pasi ta keni kuptuar atë. Realizimi i punëve mund t’ju mërzitë dhe do të preferonit të mësoni vazhdimisht gjëra të reja. Kjo mund të jetë më pak fitimprurëse sesa të përsërisësh të njëjtën formulë, e cila duket e mërzitshme dhe jo sfiduese.

Zgjidhja: Përpiquni të toleroni pak mërzinë për të siguruar fitore të lehta, kur bëhet fjalë për suksesin tuaj të përgjithshëm. Në vend që të përpiqeni të bëni ndryshime dramatike, përballoni disa minuta “saktificë” mërzitje që mund të ketë një ndikim shumë të dobishëm në suksesin tuaj. Për shembull, i kushtoni 5 orë në javë një aktiviteti që është monoton, por fitimprurës. Për më tepër, tregoni interes për të mësuar në fusha të ndryshme të jetës suaj, duke përfshirë punën tuaj, hobi, aftësinë fizike, të kuptuarit e vetes tuaj etj.

5.Njerëzit e zgjuar ndonjëherë e shohin të menduarit dhe reflektimin e thellë si zgjidhje për çdo problem. Njerëzit e zgjuar janë mësuar të kenë sukses përmes aftësive të tyre të të menduarit, por ndonjëherë lënë pas dore një qasje tjetër që mund të ishte e dobishme. Për shembull, një person i zgjuar mund të shkatërrojë çdo situatë duke menduar thellë për të, ndërkohë që qasje të tjera mund të ishin më të dobishme.

Zgjidhja: Vini re kur të menduarit bëhet një obsesion jo i shëndetshëm. Merrni parasysh kur strategji të tjera, përveç të të menduarit, mund të rezultojnë të suksesshme. Eksperimentoni me pushimet për t’u zhbllokuar dhe lejojini vetes të mësoni, duke bërë dhe duke mos bërë kërkime paraprake shteruese.

Zgjeroni gamën tuaj të aftësive në mënyrë që të mos e shihni problemin si një gozhdë, ku mjeti juaj I vetëm është një çekiç. Së fundi, sa herë që e gjeni veten duke u ripërtypur (në mendime të tepërta negativ), thyeni rrjedhën e mendimit, duke bërë bërë disa minuta aktivitet, qoftë edhe zgjidhjen e një enigma. Kjo mund të jetë një strategji çuditërisht efektive për të dalë nga mendimi negativ.

Me cilin nga këto pesë modele identifikoheni më shumë? Provoni t’i rendisni ato. A ka kolegë apo njerëz të tjerë në jetën tuaj që duket se bien në këto gracka? Mundohuni të hiqni dorë nga çdo ndjenjë turpi ose gjykimi. Secila nga tendencat, me të cilat lidheni personalisht, edhe ato më të vështirat, mund të ndryshohen me qasjen e synuar dhe praktike drejt zgjidhjes së problemeve.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0