5 gjëra që duhet të dini për 5G

5 gjëra që duhet të dini për 5G


Ndoshta nuk keni shumë njohuri për 4G (mos të flasim më pas për 3G, 2G, e kështu me rradhë), tek e fundit kjo është puna e ekspertëve të teknologjisë, por gjithsesi BusinessMag kërkon t’ju njohë me 5G.

Me hapa të vegjël, por ne po lëvizim shumë afër drejt asaj që quhet 5G, forma më e shpejtë e lidhjes, gjë që kompanitë teknologjike na e kanë premtuar për vite me rradhë.  

Që të jeni të përgatitur kur momenti të vijë, ja çfarë duhet të dini për 5G (teknologjia dixhitale broadband e gjeneratës së pestë) :

1. Është shumë, shumë e shpejtë

Është e rëndësishme të kuptoni se sa e shpejtë është 5G krahasuar me shpejtësinë aktuale 4G LTE. 5G jo vetëm që do të jetë shumë, shumë herë më e shpejtë se lidhja juaj ekzistuese LTE, do të jetë shumë më e shpejtë sesa lidhja broadband që keni në shtëpi.

Modem i parë i 5G Qualcomm, Snapdragon X50, ofron shpejtësi deri në 5 gigabit për sekondë. Kjo është më shumë se 257 herë më e shpejtë se shpejtësia mesatare e rrjetit më të shpejtë LTE në Shtetet e Bashkuara.

2. Nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë

Nuk ka të bëjë fare me shpejtësinë. Rrjetet 5G do të sjellin lidhje të shpejta të të dhënave, por ato gjithashtu ofrojnë shumë më tepër se kaq.

5G gjithashtu sjell kapacitet shumë më të lartë në rrjetet celulare, që do të thotë se rrjetet do të jenë në gjendje të mundësojnë shumë më tepër lidhje me të dhënat sesa ajo që ishte e mundur më parë.

A ju ka ndodhur ndonjëherë që lidhja e internetit tuaj tw ngadalësohet ose të ndaloj së funksionuari? Kjo ndodh për shkak se rrjetet 4G mund të përballojnë vetëm disa pajisje përpara se të mbingarkohen.

Por rrjetet 5G kanë një kapacitet shumë më të lartë. Ata janë në gjendje të mbështesin deri në një milion pajisje për një kilometër katror, sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.

Përveç kësaj, 5G është një përmirësim i madh i 4G kur flitet për sasinë e kohës që duhet për të transmetuar të dhënat. Për shkak se rrjetet 5G mbështesin lidhjet jashtëzakonisht të ulëta latente, pajisjet do të jenë në gjendje të komunikojnë shumë më shpejt se ç’ishte e mundur më parë.

3. 5G nuk është vetëm për telefona

Kjo teknologji do të jetë thelbësore për makinat pa shofer, të cilat do të duhet të jenë në gjendje të komunikojnë me mjedisin rreth tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.

Teknologjia e konsumit si veshjet, syzet e realitetit virtual, kompjuterët dhe pajisjet inteligjente në shtëpi do të përmirësohen në mënyrë drastike, falë 5G.

4. Nuk do të jetë e lirë

Si çdo e mirë që e ka një të keqe, 5G zgjodhi të ketë një kosto të lartë, të paktën fillimisht. CEO i Sprint tha javën e kaluar se ai pret që të ngrejë çmimin e të dhënave të pakufizuara nga $ 20 në $ 30 për 5G.

Megjithatë, ky nuk është një lajm i keq. Kompanitë si Qualcomm thonë se çmime optimiste të të dhënave do të vijnë së shpejti për shkak të pajisjeve të reja që do të dalin online sapo 5G të hyjë në përdorim.

Lexoni: HTC, LG, dhe Sony, në vitin 2019 do të sjellin telefona 5G

5. Nuk kemi arritur akoma atje

Megjithëse kemi parë shumë progres pozitiv vetëm në vitin e kaluar, ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë derisa 5G të jetë pothuajse aq e përhapur sa 4G është tani.

Por shumica në industri pajtohen se 2020 është viti më i afërt kur 5G do të fillojë të prekë shumicën e konsumatorëve. Madje edhe atëherë, rrjetet fillestare 5G mund të kenë difektet e tyre, si mbulimi i paqëndrueshëm ose efektet negative në bateri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0