5 cilësitë e njerëzve të suksesshëm - Business Magazine Albania

5 cilësitë e njerëzve të suksesshëm


A kanë sipërmarrësit e suksesshëm cilësi të veçanta?

Pas shumë viteve eksperiencë personale dhe drejtimi, unë kam zbuluar se sipeëmarrësit ndajnë cilësi të njëjta që i bëjnë ata më të suksesshëm. Fatmirësisht, të gjitha këto cilësi mund të mësohen. Mjafton vetëm pak përkushtim.

A janë këto veçori të ngjashme për ju?

Disiplina

Veçoria e parë e të gjithë sipërmarrësve të suksesshëm është disiplina. Disiplina është një kualitet tepër i rëndësishëm për të patur sukses në jetë dhe në biznes. Nëse mund t’a disiplinoni veten duke bërë ato që duhet të bëni, edhe nëse iu pëlqen apo jo, suksesi juaj është i garantuar. Disiplinimi kërkon kontroll, përgjegjshmëri dhe menaxhim të vetes.

Diferenca mes sipërmarrësve të sukseshëm dhe dështakëve është se sipërmarrësit e suksesshëm e kanë zakon të bëjnë gjëra që dështakëve nuk iu pëlqen t’i bëjnë.

Çfarë janë këto gjëra?

Gjërat që dështakët nuk duan të bëjnë janë të njëjtat gjëra që as njerëzit e suksesshëm nuk kanë dëshirë të bëjnë. Por sipërmarrësit e suksesshëm i bëjnë ato gjithsesi sepse ata e dinë që ky është çmimi që duhet të paguajnë për të patur suksesin që dëshirojnë.

Ndershmëria

Veçoria e dytë që një sipërmarrës i suksesshëm duhet të ketë është ndershmëria.

Veçoria më e vlerësuar dhe më e respektuar që mund të keni është ndershmëria. Jini të sinqertë në çdo gjë që bëni në çdo punë apo aktivitet. Mos e shisni kurrë ndershmërinë. Mos harro që fjala jote është garancia dhe nderi yt kur bëhet fjalë për biznes. I gjithë suksesi i biznesit bazohet te besimi.

Suksesi për t’u bërë një sipërmarrës do të përcaktohet nga numri i njerëzve që besojnë te ty, që janë të gatshëm të punojnë për ty, të të japin para hua, të blejnë produktet dhe shërbimet e tua, të ndihmojnë në periudha të vështira. Karakteri yt është një vlerë e rëndësishme që ti e zotëron gjithë jetën, dhe karakteri yt bazohet në integritetin që ti do të praktikosh.

Këmbëngulja

Cilësia që të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm duhet të kenë është këmbëngulja. Këmbëngulja është një cilësi e fortë e karakterit. Këmbëngulja është njësoj si karboni për çelikun. Ai është një cilësi e domosdoshme që shkon krah për krah me suksesin në jetë.

Ja një sekret për këmbënguljen dhe suksesin: përgatiteni mirë ndërgjegjen për të këmbëngulur përpara pengesave dhe zhgënjimeve që ty do të të dalin përpara në rrugën drejt suksesit.

Vendose që në fillim se nuk do të dorëzohesh, pavarësisht asaj që do të ndodhë. Guximi për të vazhduar edhe në mjerim apo zhgënjim është cilësia që do t’ju garantojë sukses.

Aseti juaj më i mirë mund të jetë gatishmëria për të këmbëngulur edhe atëherë kur asnjeri tjetër nuk e bën. Në fakt, këmbëngulja juaj është një matës i besimit që ju keni në vetvete dhe në aftësinë tuaj për të qënë të sukseshëm.

Aftësia për të drejtuar

Cilësia e tretë që të gjithë sipërmarrësit e sukseshëm duhet të zotërojnë është aftësia për të drejtuar.

Për shkak të turbulencave dhe ndryshimeve të shpejta në tregun e ditëve të sotme, shumica e pronarëve të bizneseve e kanë ndërprerë punën dite pas dite, njësoj si zjarrfikësit.

Ata janë totalisht të angazhuar me probleme afatshkurtëra dhe nevojën për të patur shitje dhe fitime afatshkurtëra. Ata harxhojnë më shumë kohë duke menduar dhe planifikuar për të ardhmen, por ata as që i afrohen asaj të ardhmeje.

Nuk bëhet fjalë për pronarët e bizneseve të sukseshëm. Ti duhet të vendosësh një qëllim të qartë për veten dhe për çdo pjesë të biznesit tënd. Në fakt përgjegjësia jote më e rëndësishme për njerëzit e tu është t’iu japësh drejtimin e duhur në punën e tyre.

I vendosur dhe veprues

Veçoria e fundit që të gjithë sipërmarrësit e sukseshëm duhet të kenë është të jenë të vendosur dhe veprues. Ata duhet të mendojnë dhe të vendosin shpejt. Ata duhet të disiplinohen për të vepruar dhe të zbatojnë vendimet që kanë marrë. Nëse ata shohin që kanë bërë një gabim, ata menjëherë korigjohen dhe provojnë diçka tjetër.

Çelësi i triumfit është të provosh.

Njerëzit e sukseshëm janë të vendosur dhe ata provojnë më shumë gjëra se njerëzit e zakonshëm.
Nëse provon shumë mënyra për të qënë i suksesshëm, gjasat janë që ti të gjesh rrugën e duhur për ty, në kohën e duhur.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0