5 arsyet që do t'ju bindin të investoni në Portonovi, resorti ekskluziv që ju afron drejt një jete më të bukur - Business Magazine Albania

5 arsyet që do t’ju bindin të investoni në Portonovi, resorti ekskluziv që ju afron drejt një jete më të bukur

Të projektosh të ardhmen në një shtëpi të re, me një profesion të ri, apo në çfarëdo lloj situate që nënkupton ndryshim nuk është gjithmonë e lehtë. Marrja e vendimeve pasohet shpesh me pasiguri dhe zhgënjime, ndaj “peshimi” i një vendimi, analizimi i avantazheve ashtu si dhe disavantazheve, duke qëndruar gjithmone racionalë mund t’ju kursejë shumë shqetësime më pas. Investimi në një pasuri të patundshme është një vendim po aq i rëndësishëm që kërkon një angazhim të konsiderueshëm dhe që ndërthur elementë dhe kritere të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Blerja dhe rishitja me qëllim rritjen e fitimit, ose dhënia me qira si një burim të ardhurash pasive janë dy nga strategjitë kryesore të investimit në pasuri të patundshme. Asnjë nga këto të fundit nuk ofron siguri të plotë pa risqe, vetëm nëse nuk bëhet fjalë për një investim në Portonovi. Qoftë një blerje për ta dhënë me qira, apo një “shtëpi e ëmbla shtëpi” e dytë, pak orë larg kryeqytetit, i vendosur në një nga gjiret më të bukura të Malit të Zi, Portonovi ngrihet si resorti që ofron përvojat më eksklusive dhe gjithëpërfshirëse, investimi në të cilin shoqërohet vetëm me përfitime. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet që do t’ju joshin, e bindin që pasurimin e portofolit të pasurive të patundshme, ta vazhdoni me një pronë në Portonovi.

Vendndodhja

Jo shumë larg Tiranës, në një nga gjiret më të bukura të Malit të Zi, resorti është një nga vendpushimet, zonat turistike më të bukura në rajon.  I vendosur në zemër të një nga gjireve më të bukura, rrëzë një mali të lartë, Portonovi është komuniteti rezidencial malazez ekskluziv që ofron jetë të ekuilibruar plot përvoja autentike për shpirtin dhe shqisat tona. Ujëra të bruztë, klimë e butë mesdhetare, histori dhe qytete të lashta për t’u eksploruar janë vetëm disa nga avantazhet e këtij destinacioni.

Politika dhe strategjia e investitorit; Programi i qiradhënies

Nëse investimi juaj, ka si qëllim sjelljen e të ardhura pasive, kjo shkon në përputhje me strategjinë e investitorit në Portonovi. Drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit, Adrijana Husić, pohon se investimet për blerje prone në këtë resort po parapëlqehen gjithnjë e më tepër edhe për dhënie me qira, përveçse si shtëpi pushimi.

“Shumica e pronarëve të shtëpive, aktualisht i përdorin apartamentet për kënaqësinë personale, për të ndarë momente të çmuara me familjet e tyre dhe duke shijuar çaste qetësie. Ata kanë zgjedhur të krijojnë një parajsë për veten, duke përqafuar qetësinë dhe komfortin e apartamenteve të tyre. Ndërsa shumica e pronarëve i përdorin pronat për përdorim personal, sigurisht një grup ka vendosur të përfshijnë apartamentet e tyre në programin e qiradhënies.” pohon Drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit, Adrijana Husić.

PORTOFOLI I REZIDENCAVE DHE TIPOLOGJIA E BANESAVE

Arkitektët e njohur botërorë kanë punuar në harmoni të plotë me mjedisin natyror përreth në një vend historik shekullor për të sjellë Portonovi – një vendpushim ëndrrash që ofron çdo komoditet që dëshironi. Portofoli i vilave dhe aparamenteve është i gjerë dhe me një shumëllojëshmëri tipologji banesash në mëyrë që çdo investues do të gjejë atë që kërkon.

Rezidencat e vendosura në brendësi të fshatit të Portonovit variojnë nga apartamentet me një dhomë gjumi deri te shtëpitë dupleks, pentohouset, secila me hapësira të brendshme dhe të jashtme mëse të bollshme.

Apartamentet me 1, 2, 3 dhe 4 dhoma gjumi janë të përshtatshme për çdo familje dhe variojnë nga 74 m2 deri në 382 m2. Pentohouset, ndërkohë plot dritë dhe me pamje të mahnitshme, krenohen me një dizajn individual me një interior elegante dhe komoditet maksimale. Por nëse jeni në kërkim të një stili tradicional mesdhetar me një prekje shpirti malazez dupleksi është zgjidhja e duhur për ju.

Rezidencat me pamje nga porti, ose të njohura ndryshe MARINA RESIDENCES janë rezidencat perfekte për ata që duan qetësinë, privatësi dhe horizonte të paana. Me pamje nga një port i klasit botëror, opsionet për blerje, ngrënie, argëtim etj janë vetëm disa minuta larg. Me ballkone private me pamje nga deti dhe mali, me pishina dhe gjelbërim të harlisur, këto rezidenca janë një perlë e rrallë.

SKY VILLAS të vendosura në zemër të Portonovit janë mishërimi i gjallë i jetesës mesdhetare. Në majë të ndërtesave të sofistikuara, në harmoni të përkryer me mjedisin, çdo apartament është një shtëpi moderne luksoze në dy nivele. Hapësirat e mëdha të hapura kapin në mënyrë të përsosur dritën natyrale duke zbuluar ambiente të brendshme të dizajnuara në mënyrë mahnitëse. Marina dhe pamjet e Gjirit Boka janë një kënaqësi për sytë gjatë netëve të ngrohta të verës. Sidomos nëse jeni duke shijuar pamjen nga pishina infinity.

Vilat private One&Only, luksoze, të ndërtuara me kujdes, me materialet më rezistente, me pishina mahnitëse private infinity, kopshte rrethuese në harmoni të plotë me stilin mesdhetar e natyrën janë mundësia e katërt për të investuar në këtë resort.

Të gjitha këto rezidenca me pishina dhe kopshte private, apartamente luksoze, gjenden në resortin Portonovi, të shtrirë mbi 26 hektarë tokë bregdetare me mbi pothuajse 2 kilometra akses në det. Zotërimi i pronës tuaj private në Portonovi është një investim që ju shpërblen me mundësi të panumërta

Shërbimet dhe stili i jetës që ofrohet në Portonovi

Veç vendndodhjes strategjike, tërësisë së shërbimeve që ofrohen për klientët, dyqanet e produkteve ushqimore, veshjeve, farmacitë, porti, aerodromi etj, qasja e kuruar me profesionalizëm dhe personale është një avantazh për pronarët e shtëpive. Ekipi i jashtëzakonshëm në Portonovi ofron një gamë të gjerë shërbimesh – nga mbajtja e shtëpisë, mirëmbajtja dhe menaxhimi i pronës me qira deri te shërbimet e veçanta të mikpritjes, duke u ofruar investitorëve të ardhshëm një qetësi mendore dhe një mundësi të jashtëzakonshme investimi.

Arsye të tjera përse duhet të investoni në Mal të Zi?

Çmimet konkurruese, në raport me shtetet e rajonit dhe cilësia e lartë e ndërtimeve, bregdeti i bruztë i Adriatikut, qytetet e lashta dhe peizazhet piktoreske janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Portonovin një nga resortet më të mira në Ballkan.

Investimet e huaja, një mjedis miqësor për biznesin, ndërhyrja minimale e shtetit dhe normat preferenciale të taksave kanë nxitur zhvillimin e rajonit, duke e vendosur atë në zemër të një prej destinacioneve më të dëshirueshme të Evropës.

Ekonomia në lulëzim e Malit të Zi, një vend mikpritës dhe perspektiva e anëtarësimit në BE në horizont janë arsyet shtesë pse duhet të mendoni të zotëroni një pronë në Portonovi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0