5 aplikacionet që do t'ju bëjnë të ndiheni personi më i zgjuar në dhomë

5 aplikacionet që do t’ju bëjnë të ndiheni personi më i zgjuar në dhomë


Takimet dhe darkat me klientë zgjasin dhe vdesin nga aftësia juaj për të qenë të mençur, të informuar për thuajse çdo gjë që ndodh. Ju nuk mund të parashikoni se çfarë do të nxis bisedën me një klient, kështu që është mirë të informoheni për gjithçka nga kush e fitoi ndeshjen mbrëmë në skandalin e momentit për të cilën të gjithë po flasin. Fatmirësisht, ne kemi renditur disa nga aplikacionet më të mira për ju.

theSkimm 

Nëse e keni të vështirë të kuptoni çfarë po ndodh në jetën politike dhe atë kulturore, theSkimm është aplikacioni i dhur për ju. Në vend të raportimit të lajmeve, shkrimtarët kontekstualizojnë lajmet dhe ofrojnë pika të rëndësishme që mund të përdoren si tema interesnate bisedash. Aplikacioni integrohet gjithashtu me kalendarin tuaj për t’u siguruar që të dini çfarë po ndodh aty ku jeni në politikë, sport dhe argëtim.

NPR One 

Një radio me reputacion për gazetarinë më të mirë, NPR e bën një përvojë më të lehtë dëgjimin e podkasteve. Aplikacioni tërheq gjithashtu përmbajtje nga ofruesit e tjerë, duke e bërë atë edhe më të veçantë.

Instaread

Nëse po filloni të ndiheni fajtorë, sepse nuk keni lexuar librin më të fundit që të gjithë po flasin, Instaread është këtu për të të ndihmuar. Me përmbledhje audio dhe tekstesh që ju japin një pasqyrë të mirë në pikat kryesore të një libri, ju do të tingëlloni si një ekspert në asnjë kohë.

BuzzVideo 

Videot virale, meme dhe gifs mund të jenë ndër temat më të sigurta për t’u shpërndarë me klientët. Në fund të fundit, kush mund t’i rezistojë një mace të zemëruar apo një skene qesharake në një dasmë. Ky aplikacion ju lejon të përshtasni profilin tuaj për t’u përqëndruar në atë që doni të shihni.

TED

Dëshironi të dini se për çfarë po flasin njerëzit e sukesshëm? Aplikacioni TED siguron 2000 video që paraqesin njerëzit më të angazhuar që po e formësojnë botën tonë. Mësoni rreth përparimeve mjekësore, muzikës dhe shumë më tepër, dhe bëhuni personi më interesant në dhomë me të gjitha njohuritë që mund të merrni.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0