5 – 5 – 5, Trajnim biznesi nga Shpresa Rupar

5 – 5 – 5, Trajnim biznesi nga Shpresa Rupar

Shpresa Rupar

Nga Shpresa Rupar (trajnere e Programimit Neuro-Linguistik)

A ke pasur ndonjëherë ndonjë një ëndërr e cila të ka trembur? Thuajse nuk e ke besuar që mund t’ja dilje? Unë ty të kuptoj, e imagjinoj se si ndihesh kur lexon këtë; – ose buzëqesh se ja ke dalë, ose mendon prapë një nga këto ëndërrat….. Dikur jam ndodhur vetë aty. Dikur edhe unë kam pasur raste kur dështimin e tjetrit e kam bërë pjesë të ëndërrës sime. Pse?

Sepse ëndërra në fakt nuk ka qenë e imja, sepse asaj ëndërre diçka i mungonte. Gjithësesi për atë që ka qenë ëndërra ime, atë gjë që e kam dashur me çdo qelizë të trupit tim, ja kam dalë, gjithmonë ja kam dalë. Ëndërrat e mia në periudha të ndryshme kanë qenë të ndryshme. Në moshën 23 vjeçare ishte që të kisha agjensinë time turistike dhe po ja dola, pavarësisht se askush nuk më përkrahu, përkundrazi isha e rrethuar me shumë njerëz toksik. Sot i kuptoj arsyet se pse: ata nuk donin që unë të realizoja ëndërrën time, sepse me këtë realizim konfirmonin dështimin e tyre.

Disa të tjerë nuk donin sepse frika e dështimit ishte më e madhe se besimi që mund t’ja dilja. Sot jam e lumtur që nuk i dëgjova, pavarësisht se biznesin nuk e fillova në 23, por prita deri në 27; – unë nuk i dëgjova, unë ja dola, sepse unë i besova vetes më shumë se kujtdo tjetër. Unë e fillova në një vend tjetër ku nuk njihja askënd. Unë e fillova me një klient.

Pastaj erdhi klienti i dytë…..derisa brenda muajit numërova 100 klientët e parë. Atëhere as vetes nuk mund ti besoja që kjo është e mundur, por sot e di se pse klientët filluan të më besonin shumë shpejt; – unë ofroja cilësinë, unë ofroja shërbime klienti që deri atëhere askush nuk i kishte provuar, shërbime nga të cilat as sot nuk kam hequr dorë, sepse më besoni biznesi dhe rezultatet kërkojnë strategji, sidomos në ditët e sotme ku tregu është i tejngopur, pasi në fund të fundit këto rezultate janë ato që pozicionojnë një kompani në treg, si dhe individin brenda një kompanie apo brenda shoqërisë.

Pra, çdo fillim kërkon shumë besim, kërkon një dëshirë shumë të fortë brenda vetes dhe po klientin e pare. A ndryshoi jeta ime pas kësaj? Po.

…… To make the long story short…, (Ta zgjasim historinë e shkurtër)

Pas 21 vitesh jam në pozicion tjetër dhe përsëri punoj çdo ditë që të shikoj se si klientët e mi dalin mbi negativitetin e njerëzve që i rrethojnë dhe se si ata realizojnë ato çfarë kanë ëndërruar, disa i kanë ëndërra të mbyllura në sirtarin e pluhurosur 20 vjeçar, por asnjëherë nuk është vonë, vonesë mund të quaj vetëm nëse kur përpëlitemi në shtratin e vdekjes dhe bëjmë llogaritë që nuk paskemi jetuar por vegjetuar.

Në Universitetin Cornwell kanë bërë një studim të quajtur: Legacy Project. Ata intervistuan 2000 burra e gra në shtëpitë e pleqve. Ata kërkonin se çfarë mund të mësojmë ne prej tyre para vdekjes? Pyetja: Çfarë do ndryshonin nëse i ktheheshin edhe një herë gjithçkaje për të qenë më të lumtur? Të gjithë pa përjashtim dhanë të njëjtën përgjigje: ”Nuk do ti kisha kushtuar kaq shumë kohë nga jeta ime shqetësimeve.” Shpesh këto shqetësime janë vetëm probleme imagjinare, probleme që në fakt nuk ndodhin kurrë.

A kam menduar edhe unë në jetën time për ndonjë problem që nuk ka ndodhur kurrë? Po, po dhe po. A mendoj ende se mund të ndeshem me një X problem? A dyshoj ndonjëherë tek vetja? Absolutisht që po. Si e ndihmoj veten të dal mbi dyshimin? Analizoj veten, punoj me dyshimin dhe përdor strategjitë, teknikat e suksesit, hedh hapat drejt asaj që dëshiroj.

Mendoj se edhe ti që ke arritur deri këtu, ndoshta mund ta gjesh veten në pozicion të tillë. Uroj që jo, uroj shumë që të më lexosh se thjesht do të mësosh diçka të re dhe për këtë të falenderoj. Në rast se ti ke dyshime apo ke nevojë për strategji apo metodologji ndryshe, apo nëse do doje që më në fund të eleminosh dyshimet, mos hezito të klikosh këtu dhe të bëhesh pjesë e minigrupit 5 – 5 – 5, Business Coaching (5 orë – 5 persona – 5 javë). Duke qenë shumë e vetëdijshme për situatën ku ndodhemi, për ty që, ashtu si mua, të motivojnë objektivat e larta, jam e gatshme që këto 5 orë ti ofroj vetëm për 100 EUR. Oferta vlen vetëm për 5 ditë, pra deri në 19 Korrik, ora 12.00.

Mos hezito, ti mund të jesh vetëm një hap larg asaj që dëshiron. Unë e di që ti mundesh. Unë e di që ti ke potencial dhe energji të pashterueshme brenda vetes. Eja t’i zbulojmë së bashku.

{Kur për zgjidhjen e problemit tim, po kërkoja një Coach, u takova me ty dhe tek ty që në momentin e parë pashë urtësinë, aftësinë dhe besimin që më duhej ti hapja zemrën dikujt. Faleminderit që pranove të ishe Coach im dhe me mënyrën tënde të vecantë, briliante mbajte seancën e parë me mua. Faleminderit që tani falë teje jam 2,5 ton më i lehtë, kam gjetur paqen. Shpresa, ti me punën tënde je një person shumë i rëndësishëm në këtë planet, sepse ndihmon njerëzit të zbulojnë gjithë potencialet e tyre, të jetojnë një jetë më të bukur, të jenë më të lumtur. Për të gjitha këto e meriton titullin: Coach Briliante{. – Miha T. – (Menaxher)

Kontakt:

Tel.: +386 31 677245

E-mail: [email protected]

https://shpresarupar.com

/ https://www.facebook.com/NLPTrainerShpresaRupar

/ https://www.instagram.com/shpresa_rupar

/ https://www.linkedin.com/in/shpresa-rupar-6738b22a/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0