48 pacientë me COVID-19, zgjerohet sërish harta e qyteteve të prekura

48 pacientë me COVID-19, zgjerohet sërish harta e qyteteve të prekura

pacientë

48 pacientë  me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1464. Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej 9 marsit.

Flutura Beqo, nga ISHP njoftoi se të infektuarit e rinj janë 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin Infektiv. Aktualisht në spital po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 20 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1464 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1039 të shëruar,

– 389 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 qershor është:

Tiranë, 220 pacientë aktivë,

Shkodër, 45 pacientë aktivë,

Krujë, 40 pacientë aktivë,

Kamëz, 26 pacientë aktivë,

Durrës, 19 pacientë aktivë,

Pukë, 9 pacient aktivë,

Vlorë, 6 pacient aktivë,

Lushnje, 6 pacientë aktivë,

Korçë, 1 pacient aktiv,

Librazhd, 1 pacient aktiv,

Mallakastër, 1 pacient aktiv,

Tropojë, 2 pacientë aktiv,

Fier, 3 pacientë aktivë,

Lezhë, 3 pacient aktiv,

Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,

Berat, 1 pacient aktiv,

Elbasan, 4 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0