44 të infektuar me COVID-19, zgjerohet harta e qyteteve të prekura

44 të infektuar me COVID-19, zgjerohet harta e qyteteve të prekura

COVID-19

44 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 13485. Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u identifikuan 2 të infektuarit e parë në vend.

Mëngjesin e sotëm një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Ai ishte në terapi intensive prej 6 ditësh dhe vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Të infektuarit e rinj janë 22 raste në Tiranë, 4 në Shkodër, 4 në Durrës, 6 në Krujë, 4 në Kamëz, 2 në Lushnje, 1 në Vlorë dhe 1 në Elbasan. Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: Sms dhe Whatsapp, pandemia ndryshoi mënyrën e komunikimit mes mjekëve të familjes dhe pacientëve

Mirela Cami, nga ISHP njoftoi se 52 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 prej tyre janë në terapi intensive.

74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1385 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1001 të shëruar,

– 349 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 11 qershor është:

Tiranë, 211 pacientë aktivë,

Shkodër, 42 pacientë aktivë,

Krujë, 32 pacientë aktivë,

Kamëz, 23 pacientë aktivë,

Durrës, 16 pacientë aktivë,

Mat, 9 pacientë aktivë,

Lushnje, 5 pacientë aktivë,

Korçë, 1 pacient aktiv,

Librazhd, 1 pacient aktiv,

Mallakastër, 1 pacient aktiv,

Tropojë, 2 pacientë aktivë,

Lezhë, 1 pacient aktiv,

Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,

Pukë, 1 pacient aktiv,

Berat, 1 pacient aktiv,

Vlorë, 1 pacient aktiv,

Elbasan, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0