4 shenjat që tregojnë se keni të bëni me një shef “Red Flag” - Business Magazine Albania

4 shenjat që tregojnë se keni të bëni me një shef “Red Flag”

A keni punuar ndonjëherë me një shef që thjesht s’doni të qëndroni më gjatë në të njëjtin ambient? Një shef që ju lë pa energji dhe vetëm mendimi për të gjetur një punë tjetër, ju bën të shpresoni që ai të largohet sa më shpejt? Ky është shefi që ne e quajmë “Red Flag”. Ata janë liderë që thithin energjinë nga ekipi dhe krijojnë pengesa që i çojnë në dështim. Nga ana tjetër, liderët “Frymëzues” janë ata që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë të arrini potencialin tuaj më të madh.

Por si të dalloni një “Red Flag” para se të jeni shteruar dhe të dukeni të shkatërruar? Ja katër shenja paralajmëruese:

  1. Ata fshehin të metat dhe gabimet e tyre
    Një “Red Flag” do të duket gjithmonë i paprekshëm dhe pa ndonjë “vështirësi” në punë. Ata do t’i mbulojnë dështimet dhe do të krijojnë një imazh të një lideri “të përsosur”, duke krijuar një distancë të madhe nga stafi. Kur shefi juaj duket i paprekshëm, do të keni frikë të tregoni ndonjë dobësi tuajën dhe të kërkoni mbështetje.
  2. Ata nuk interesohen për jetën tuaj jashtë punës
    Një “Red Flag” nuk dëshiron të dijë asgjë për jetën tuaj personale. Ata shohin çdo bisedë mbi marrëdhëniet tuaja si të parëndësishme. Si mund të mbështesni një lider që nuk e njeh si duhet atë që po kaloni jashtë punës, kur edhe përpjekjet tuaja në punë ndikohet nga këto gjëra?
  3. Puna është gjithmonë në përparësi, pushimet janë një luks
    Një “Red Flag” do të jetë gjithmonë në punë, madje edhe kur duhet të jetë pushim. Ata kurrë nuk ndalen dhe shpesh kërkojnë që të gjithë të ndjekin të njëjtin shembull, duke i bërë të ndjehen të detyruar që të jenë gjithmonë “online”. Kur shefi juaj nuk ka asnjë kufi mes punës dhe jetës personale, do të krijoni një kulturë të dëmshme që ndikon në shëndetin tuaj dhe motivimin në punë.
  4. Ka vetëm një mënyrë për të bërë gjërat, mënyra e tij
    Një “Red Flag’’ mendon se ka vetëm një rrugë për të arritur suksesin, atë që ai ka ndjekur. Ata nuk janë të hapur për ide të reja dhe nuk mund të duan të dëgjojnë sugjerimet tuaja. Ky mentalitet krijon një mjedis ku nuk ka hapësirë për inovacion dhe zhvillim personal.

Nëse shihni këto shenja, është koha për të menduar si të mbroheni dhe të krijoni mbështetje të jashtme. Dhe nëse jeni në një proces kërkimi pune, bëni pyetje të zgjuara për të kuptuar nëse shefi juaj mund të jetë një Red Flag.

Fast Company

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0