4 Shenjat e horoskopit që shohin vetëm interesin e tyre - Business Magazine Albania

4 Shenjat e horoskopit që shohin vetëm interesin e tyre


Ekspertët vazhdojnë edhe nxjerrin në pah karakteristikat e tjera të njerëzve bazuar te shenja e horoskopit.

Janë pikërisht këto 4 shenja horoskopi që janë më shumë egoistë se të tjerët: demi, binjakët, dashi dhe luani.

1. Demi

Demat shohin më shumë interesin e vet, rehatinë e tyre dhe më pas mendojnë për të tjerët. Për ta ka shumë rëndësi siguria e tyre në jetë dhe nuk rrezikojnë shumë për të tjerët rreth tyre. Ata janë kokëfortë dhe e kanë të vështirë të bëjnë kompromise me të tjerët për diçka.

2. Binjakët

Binjakët kanë dëshirë të rrezikojnë, por më shumë edhe ata shohin interesin e tyre. Ata e kanë problem të angazhohen, sepse e mbrojnë veten e tyre nga zhgënjimet. Frika për gjërat e papritura në jetë, i bën binjakët të jenë më shumë egoistë.

3. Dashi

Dashi njihet si një shenjë që dëshiron që të tjerët t’i vijnë nga pas. Ata nuk duan ta hedhin të parët hapin për të bërë diçka, por gjithmonë presin për veprimet e të tjerëve. Nëse një dash nuk ka interes, as nuk e realizon fare diçka.

4. Luani

Një luan dëshiron në rradhë të parë të shikojë qejfet e veta, e më pas gjërat e të tjerëve. Dëshira për të qenë në qëndër të vëmendjes i bën ata të jenë egoistë në krahasim me të tjerët. Luanët janë ambiciozë dhe më shumë duan ta shohin mirë veten e tyre.

/YourTango 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0