4 këshilla për një punë komode në zyrë - Business Magazine Albania

4 këshilla për një punë komode në zyrë


Është e rëndësishme të ndihesh rehat në zyrën tënde në mënyrë që të rrisësh efiçiencën dhe të mbrosh shëndetin. Ka shumë hapa të vegjël që mund të ndërmerrni për të krijuar një mjedis më të mirë pune për veten tuaj. Ju mund të filloni duke implementuar këshillat e mëposhtme ergonomike për të përmirësuar ditën tuaj të punës, për t’u kujdesur për veten dhe të zvogëloni dëmtimet që lidhen me punën.

1. Zgjidh një karrige të madhe dhe përshtate në mënyrën e duhur

Ti mundësisht shpenzon gjysmën e kohës në zyrën tënde në tavolinën e punës. Prandaj që zgjidh një karrige që do të mbështesë shpinën tënde. Sigurohu që karrigia është e rregullueshme sipas gjatësisë tënde, kështuqë mund të arrish këmbët mbi tokë. Mund të përdorësh gjithashtu edhe një jastëk për të mbështetur kurrizin. Nëse nuk je i/e lumtur me karrigen tënde aktuale në punë, kërkoja menaxherit nëse mund të zëvendësohet me një më të re. Mos harro se kjo do të reduktojë dhimbjen e shpinës dhe si rezultat do të përmirësojë produktivitetin tënd. Nëse nuk merr dot aprovimin, merr në konsideratë ta porosisësh një të tillë nga ana jote.

2. Vendose siç duhet monitorin

Monitori i kompjuterit duhet të jetë drejtëpërdrejtë në nivelin e shikimit të syrit. Përpiqu të rrisësh nivelin e monitorit duke vendosur një mbajtëse ose disa libra të trashë nën të. Nëse monitori i kompjuterit tënd është nën nivelin e shikimit tënd, do të të duhet të përkulësh qafën dhe shpatullat, gjë që në të ardhmen mund të të shkaktojë dhimbje qafe dhe të shpatullave. Nga ana tjetër, nëse monitori është mbi nivelin e shikimit, të duhet të shikosh nga lart në mënyrë konstante dhe kjo të vë më presion të panevojshëm mbi qafë.

3. Rregullo ndriçimin

Një zyrë duhet të ketë shumë dritare për të mundësuar dritën natyrale të diellit. Nëse nuk mund të kesh dritë natyrale në zyrën tënde, të paktën përdor një dritë më të butë pasi është shumë herë më mirë se ndriçimi fluoroshent. Llampa duhet vendosur mbi kokë. Përveç kësaj llampa mund të përdoret edhe për ditë më të errëta në zyrë.

4. Redukto tendosjen e shikimit duke bërë pushim

Nëse duhet të punosh në kompjuter më shumë se 3-4 orë në ditë, duhet të jesh i/e kujdesshëm(shme) për mbrojtjen e syve. Përpiqu të pulitësh sytë shpesh dhe të largosh shikimin nga monitori çdo 30 minuta. Nëse është e mundur, ngrihu dhe merr një kafe, bashkëbisedo me ndonjë koleg dhe lehtëso pozicionin e trupit. Nëse je shumë i zënë, të paktën shiko diku tjetër për një minimum prej 20 sekondash.

 

/Shkruar nga Ceren Cubukcu, Publikuar nga Entrepreneur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0