33 milionë lekë nga vjedhja e të dhënave të kartave bankare. 7 persona në arrest dhe hetim - Business Magazine Albania

33 milionë lekë nga vjedhja e të dhënave të kartave bankare. 7 persona në arrest dhe hetim

të dhëna bankare

Policia e Shtetit ka njoftuar se pas kryerjes së hetimeve nga Njësia për Hetimin e  Krimeve Kibernetike ka rezultuar se një qytetar, në bashkëpunim me disa të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, kanë përdorur të dhëna kartash bankare, të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi është përfitimi financiar duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Sipas njoftimit, vetëm në një kompani ata kanë kryer një dëm rreth 33 milionë lekë, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera, që shesin produkte online. Për këtë, hetimet janë në vazhdim.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kapur në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, një 21 vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po sipas policies, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u ndalua edhe një 18 vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“ ndërsa veprimet hetimore vazhduan dhe për persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me 5 shtetas të huaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0