311 raste me COVID-19 dhe 6 viktima gjatë 24 orëve të fundit

311 raste me COVID-19 dhe 6 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19

311 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 20,040.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë: një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Lexoni: 7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0