31 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1416. Një 71-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Ai prej disa ditësh ishte në terapi intensive dhe vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera.
Të infektuarit e rinj janë 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Krujë, Durrës dhe Elbasan, 1 rast në Lushnje.
Lexoni: Facebook, Google dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Tirnanë, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Eugena Tomini, nga ISHP njoftoi se 48 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1416 të infektuar,
– 36 viktima;
– 1034 të shëruar,
– 346 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.