3 veprime që njerëzit e suksesshëm bëjnë orën e parë të ditës - Business Magazine Albania

3 veprime që njerëzit e suksesshëm bëjnë orën e parë të ditës


BY PETER ECONOMY
The Leadership Guy

Thuhet se ora e parë e ditës është më e rëndësishmja. Kujdesuni të ndërmerrni disa hapa të vegjël për tu siguruar se nuk do ju shkojë dëm.

Mëngjeset kanë qenë gjithmonë objekt debati. Për disa është thelbësore ta fillojnë ditën sa më herët, ndërkohë që të tjerë  preferojnë mëngjeset e vona. Megjithatë, çdo mëngjes kur zgjohem, sapo hap sytë filloj të bombardoj mendjen me mendime se çfarë kam për të bërë gjatë ditës. Edhe pse ne të gjithë i shpenzojmë ndryshe nga njëri tjetri mëngjeset, ekzistojnë 3 veprime të cilat secili duhet ti kryejë për të qenë më i suksesshëm çdo ditë.

  1. Zgjidhni një nga detyrat e vështira për ta realizuar përpara të tjerave

Kjo ide e ka zanafillën nga shprehja e Mark Twain, “Ha një bretkosë të gjallë si fillim në mëngjes dhe asgjë më e keqe se kjo nuk do ju ndodhë në pjesën e mbetur të ditës.”

Me fjalë të tjera, nëse realizoni një gjë të tillë që në mëngjes, gjithçka tjetër që do vijë më pas do ju duket më e lehtë. Duke “hequr qafe” diçka të vështirë që në orën e parë të ditës tingëllon si një mënyrë fantastike për tu ndier të plotësuar dhe për të mos e mbajtur më mendjen aty përgjatë ditës.

  1. Mos kontrolloni email-et

Nëse nuk jeni duke punuar në një profesion ku është e nevojshme të jeni pranë telefonit 24 / 7, nuk ka arsye të filloni të punoni përpara kohe. Shtyjeni përgjigjen e emaileve të cilat nuk janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Përse të stresoheni në një ambient ku është mundësia të jini të qetë? David Karp, themelues i Tumblr, përmend në një thënie të tijën për revisten Inc. se ai përpiqet të mos i lexojë emailet kur është në shtëpi. Duke pasur kompjuterat në miniaturë me vete (smartphonët) përgjatë gjithë kohës është paksa e vështirë të ndihesh rehat kur nuk je i arritshëm qoftë edhe për pak kohë – por kjo kohë sigurisht që është një shpërblim të cilin e kupton kur fillon të angazhohesh përsëri me emailet dhe detyrat.

  1. Gjeni diçka që ju lumturon dhe bëjeni çdo ditë

Mund të jetë diçka e thjeshtë si për shembull të pish një kafe diku, vetëm apo me dikë që keni për zemër ose 10 minuta meditim. Vetë veprimi është domethënës. Ajo që ka rëndësi është të zhvillojmë një zakon i cili na dhuron kënaqësi në minutat e para pas zgjimit. Për shembull, sa herë që zgjohem, pres me padurim të shkoj të bëj kafen për vete. Më merr 6 minuta dhe ndihem sikur kaq gjë është mëse e mjaftueshme për të më nxitur të nis ditën me një ndjesi të këndshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0