3 milion euro për startup-et! Lançohet zyrtarisht thirrja "Grant 26" - Business Magazine Albania

3 milion euro për startup-et! Lançohet zyrtarisht thirrja “Grant 26”

Është hapur zyrtarisht thirrja Grant 2026, një nga programet më të rëndësishme të mbështetjes financiare për startup-et dhe strukturat mbështetëse në Shqipëri. Skema e re synon të nxisë inovacionin, zhvillimin e bizneseve të reja dhe forcimin e ekosistemit të sipërmarrjes, duke vënë në dispozicion një fond total prej 300 milionë lekësh për vitin 2026.

Skema e re vjen pas rezultateve të vitit 2025, ku mbi 420 aplikime u dorëzuan dhe 81 projekte u financuan, duke arritur një nivel shumë të lartë të alokimit të fondit. Një pjesë e rëndësishme e financimeve të vitit të kaluar shkoi për iniciativa në fushën e ekonomisë së gjelbër dhe digjitale, çka ka ndikuar që fokusi për 2026 të jetë edhe më i theksuar në këto drejtime.

Për vitin 2026, fondi total arrin në 300 milionë lekë dhe programi parashikon dy thirrje përgjatë vitit, ndërsa përfituesit do të ndahen në tre kategori kryesore. Një pjesë e rëndësishme e buxhetit do të dedikohet për projekte që lidhen me teknologjinë dhe ekonominë e gjelbër, duke synuar të mbështeten ide që kontribuojnë në transformimin digjital dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për mjedisin.

Thirrja është e hapur për startup-e në fazë të hershme, ku mund të aplikojnë individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë edhe nomadë digjitalë, por edhe për struktura mbështetëse si universitete publike dhe private, inkubatorë, akseleratorë dhe organizata të tjera që luajnë rol në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit. Skema ofron nivele të ndryshme financimi në varësi të fazës së zhvillimit të projektit, duke mbuluar nga 75% deri në 100% të kostove, me shuma që shkojnë nga mbështetje më e vogël për idetë në fazë fillestare, deri në financime më të mëdha për startup-et që ndodhen në fazë rritjeje apo për struktura që mbështesin zhvillimin e tyre.

Prioritet për Grant 2026 mbeten fushat që lidhen me ekonominë e gjelbër dhe sektorin digjital. Në këtë kuadër, programi synon të mbështesë iniciativa në energji të rinovueshme, bujqësi të qëndrueshme, menaxhim mbetjesh, efiçencë energjetike, transport të qëndrueshëm dhe ruajtje të burimeve ujore, por edhe projekte në teknologjitë e informacionit, zhvillim software, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, blockchain dhe platforma digjitale. Qasja është që inovacioni teknologjik dhe zgjidhjet e gjelbra të ecin paralelisht si dy shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik.

Procesi i aplikimit dhe dokumentacioni janë tërësisht digjitalë dhe realizohen përmes platformës e-Albania. Startup-et nuk kanë nevojë të dorëzojnë dokumente fizike, pasi mjafton formulari i aplikimit dhe buxheti i projektit, ndërsa për strukturat mbështetëse kërkohet dokumentacion ligjor dhe financiar që vërteton aktivitetin e tyre. Aplikimet kalojnë në një proces vlerësimi nga komision i posaçëm, me të drejtë ankimi dhe me nënshkrim kontrate për fituesit brenda afateve të përcaktuara.

Skema Grant 2026 ofron mbulim financiar sipas fazës së zhvillimit:

  • Faza 1 – Early Stage

    • 100% e kostove

    • Deri në 1.5 milionë lekë

  • Faza 2 – Validation

    • 85% e kostove

    • Deri në 4.5 milionë lekë

  • Faza 3 – Growth

    • 75% e kostove

    • Deri në 9 milionë lekë

  • Lehtësuesit

    • 75% e kostove

    • Deri në 13 milionë lekë

Dokumentacioni i kërkuar

Për startup-et:

  • Nuk kërkohen dokumente fizike
  • Mjafton formulari i aplikimit dhe buxheti

Për lehtësuesit:

  • Regjistrim ligjor
  • Dy bilancet financiare të certifikuara të fundit
  • Dokumentacion i aktivitetit të dy viteve të fundit
  • Akti i themelimit dhe statuti (për OJF-të)

Si vlerësohen aplikimet?

Procesi i vlerësimit kalon në këto faza:

  1. Aplikimi online (30 ditë pune)
  2. Vlerësimi nga komision me 5 anëtarë
  3. E drejta e ankimimit brenda 15 ditëve pune
  4. Miratimi i listës përfundimtare të fituesve
  5. Nënshkrimi i kontratës brenda 30 ditëve pune nga miratimi

Me hapjen e thirrjes Grant 2026, startup-et shqiptare dhe aktorët e ekosistemit të inovacionit kanë një mundësi konkrete për të financuar idetë e tyre dhe për t’i kthyer ato në produkte e shërbime reale, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik, digjital dhe të qëndrueshëm të vendit.

APLIKO KËTU

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0