3 Mënyra për të marrë financimin që ju nevojitet për fillimin e biznesit tuaj - Business Magazine Albania

3 Mënyra për të marrë financimin që ju nevojitet për fillimin e biznesit tuaj


Kapitali është oksigjeni për startup-et tuaja. Megjithatë është e rëndësishme të siguroni kombinimin e duhur të elementëve të financimit për t’i dhënë biznesit tuaj shansin për të pasur sukses. Në varësi të modelit të biznesit, kostoja e nisjes për një biznes të vogël është rreth 10,000 dollarë sipas Intuit QuickBooks, në 31,150 dollarë, sipas një sondazhi të Fondacionit Ewing Marion Kauffman.

Për fat të mirë, ka mënyra të shumta për të financuar nisjen tuaj dhe duhet të keni burime të ndryshme financimi. Themeluesit duhet të kërkojnë disa burime financimi sepse nëse ndonjë burim ka probleme, ata mund të mbështesin dhe mbështeten tek të tjerët. Financimi është vetëm një përbërës për suksesin e kompanisë suaj.

Këtu janë disa gjëra që duhet të mbani mend në lidhje me burimet që mund të prekni.

  1. Fillojeni me veten tuaj

Nuk keni nevojë për kapital për të rritur biznesin tuaj. Mund t’a filloni financimin e sipërmarrjes suaj me llogarinë tuaj bankare (karta të kreditit apo kursimet tuaja). Kjo është një mënyrë e mirë për t’u treguar të tjerëve se jeni seriozë dhe i përkushtuar për fillimin tuaj. Madje, në shumë programe të kreditimit të biznesit të vogël, kërkohet që themeluesit të përdorin burimet e tyre para se të kërkojnë kredi. Nëse nuk keni kursime të mjaftueshme, mund të huazoni. Por, mbani mend se sa më e re të jetë kompania juaj, aq më të mëdha i ka shpenzimet. Natyrisht, shpenzimi i parave tuaja personale, ka edhe riskun që ju do t’i humbisni ato para nëse biznesi juaj dështon.

  1. Merrni pak ndihmë nga miqtë dhe familja

Për çfarë janë miqtë? Për shumë themelues të suksesshëm përgjigja do të ishte “financimi”. Fondet mund të ngrihen nga familja dhe miqtë menjëherë ose përmes një faqe internet crowdfounding si Indiegogo ose Kickstarter. Naturisht duke bërë këtë, paratë e tyre mund të jenë në rrezik. Ndaj duhet të keni shpresa realiste që në fillim dhe sigurohuni që të shpjegoni biznesin tuaj për investitorët e mundshëm duke përfshirë edhe rreziqet e mundshme. Pasi të keni një plan biznesi të përfunduar dhe të jeni gati për të kërkuar investitorë, krijoni një mjet dixhital për miqtë dhe familjen për të mbështetur sipërmarrjen tuaj dhe ofroni përfitime për disa kuota investimi dhe sigurohuni të dërgoni një shënim falenderues për ata që investojnë.

  1. Bëhuni pjesë e programeve të sipërmarrjes

Gjeni programe sipërmarrëse si akseleratorë, (përshpejtuesit), inkubatorët ose studiot e sipërmarrjes që ofrojnë fonde së bashku me mundësitë për mentorim dhe rrjetëzim. Në shumë raste, këto programe duhet të jenë në gjendje t’u japin një nxitje të mirë për financim, duke ju lidhur me më shumë mundësi financimi. Krahas kësaj, mentorët dhe kontaktet që takoni mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni kombinimin më të mirë të financimit për fillimin tuaj, si dhe të ofroni këshilla të tjera praktike. Kur kërkoni një program për sipërmarrjet, kërkoni një që është i specializuar në industrinë tuaj për të marrë maksimumin nga përvoja dhe nëse startup-et që kanë dalë nga ky program janë ende në biznes dhe po ecin mirë, atëherë kjo është një shenjë e mirë që edhe ju do të përfitoni nga programi.

Këto tre burime financimi mund të vlejnë për të siguruar lulëzimin e biznesit tuaj. Filloni me veten, dilni në rrethin tuaj shoqëror dhe më pas filloni të lidheni me këto programe të vlefshme për përshpejtuesit dhe rrjetet e tyre. Duke diversifikuar burimet tuaja të financimit, ju mund t’i jepni biznesit tuaj të ri çdo shans për sukses.

Besmira Koro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0