3 hapa për fillimin e suksesshëm të biznesit tënd - Business Magazine Albania

3 hapa për fillimin e suksesshëm të biznesit tënd

3 hapa për fillimin e suksesshëm të biznesit tënd

Nëse do të fillonit rrugëtimin e biznesit nga e para, cilat do të ishin tre gjërat kryesore që do të bënit?  Kjo është një pyetje që përkon me planifikim të kujdesshëm dhe strategji të menduar mirë. 3 nga hapat kryesorë i gjeni të shqyrtuara në këtë artikull.

  1. Dijeni se ku po shkoni

Ky është një hap i qartë, por është e nevojshme të përmendet. Filloni duke krijuar një plan të fortë biznesi dhe një organigramë të qartë. Sigurohuni të planifikoni edhe reklamat lokale dhe fushatat e reklamave me pagesë për të gjeneruar kërkesa për shitje. Kini një ide të qartë se çfarë do të bëjë biznesi, si do të zhvillohet dhe kush do të jetë përgjegjës për çdo detyrë.

Më pas, testoni planin tuaj: duhet të siguroni suksesin para se ta zgjeroni atë më tej apo para se të ndërmerrni hapa të mëtejshëm. Ju duhet të krijoni kontakte. Me gjasë do t’ju duhet të merrni pjesë në takimet e Dhomës së Tregtisë, në mbledhjet e biznesit në qytetin tuaj dhe të ekspozoni veten dhe biznesin tuaj në ndodhi të komunitetit a klientëve tuaj potencial—çdo gjë që ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve dhe reputacionit tuaj në treg.

  1. Krijoni një markë premium

Angazhoni një dizajner dhe një specialist marketingu për të krijuar markën më të mirë për ju dhe nevojat tuaja, regjistroni markën dhe sigurohuni që produkti a shërbimi që ju ofroni të jetë i mbuluar me markën e re. Ndërkohë, ndërtoni një faqe interneti unike me funksione të lehta për blerjet e produkteve tuaja ose për rezervime të shërbimit tuaj, për të transformuar lehtësisht klientët potencialë në klientë aktual.

Shembull: Marka e shërbimeve në shtëpi zakonisht duket shumë e zakonshme. Nëse një teknik shfaqet në derën tuaj dhe ju shihni që po përdor një kamion të dëmtuar dhe të pa-markuar, sa e mundshme është që të paguani çmime premium?

Lexo edhe: Një neuroshkencëtar tregon mitet më të përhapura mbi produktivitetin

3. Ndërtoni një ekip të shkëlqyer

Angazhoni një ndihmës dhe delegoni pjesë të detyrave tuaja në mënyrë që të keni kohën e nevojshme për t’u fokusuar në aspekte të rëndësishme si rekrutimi ose marketingu.

Mund të filloni me rekrutimin e disa përfaqësuesve të shkëlqyer të shërbimit të klientit. Kërkoni teknikët më të mirë në industri dhe paguani më shumë për të ardhur të punojnë për ju.  Me një ekip të shkëlqyer, do të jeni në gjendje të dilni nga terreni fillestar, ende pa fitime, dhe të ndihmoni biznesin tuaj të rritet shumë më shpejt. Ndërtoni manualet tuaja të punës dhe kulturës së saj, dhe sigurohuni që të gjithë të ndjekin të njëjtat procese dhe standarde si dhe të jenë pjesë e të njëjtit vizion dhe frymë pune.

 

Duke optimizuar disa gjëra si markimi ose rekrutimi, ju mund të dyfishoni potencialisht biznesin tuaj.

 

 

 

 

 

 

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0