3 gjërat që mund të bëni për të përmirësuar biznesin tuaj - Business Magazine Albania

3 gjërat që mund të bëni për të përmirësuar biznesin tuaj


Sipërmarrësit mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të përmirësuar biznesin e tyre, duke filluar që nga; kurset, punësimi i ekspertëve, paguajnë trajner, ndërkohë që zgjidhja mund të jetë shumë herë më e thjeshtë: duke dëgjuar. Kjo është një aftësi që mësohet duke u praktikuar dhe do të jetë zgjidhja e shumë problemeve, jo vetëm në punë, por edhe në familje për zgjidhjen e konflikteve. Bëhet fjalë për dëgjimin aktual, aktiv e të qëllimshëm.

Këtu do të gjeni se kë dhe çfarë të dëgjoni:

Bisedoni me punonjësit pa axhendë

Anëtarët e ekipit tuaj të menaxhimit të kompanisë mund të japin ide të mira për përmirësimin e kompanisë. Ndaj pse të mos zhvilloni një bisedë të lirë me ta? Mund t’i pyesni ata se si do të vepronin nëse do të ishin në krye të kompanisë, cilat janë qëllimet e tyre për kompaninë këtë tre mujor, këtë vit, cilat janë frymëzimet dhe sfidat që duan të arrijnë. Nëse nuk e keni bërë ndonjëherë atëherë dijeni se punonjësit e presin këtë dhe ju duhet t’a ngrohni bisedën me ta para se kompania juaj të zhytet.  Kështu ndoshta mund të kuptoni se ata mund t’i shpalosin aftësite e tyre në një department tjetër.

Investoni në marrëdhënien tuaj me shitësit/furnizuesit tuaj

Duhet të investoni partneritet të fortë edhe me shitësit tuaj. Pyetini ata se çfarë konsidedrojnë praktika të mira dhe si e shohin industrinë tuaj. Në fillim mund të jenë pak skeptikë, por më pas do të shikoni se do të keni një kuptim më të mirë për kompaninë, një marëdhënie të mirë me shitësin dhe mund të identifikoni së bashku mundësi të shpejta fitimi. Madje, ka pasur raste kur nga biseda me ta është kuptuar se kompania dhe shitësi po punonin ndarë, për projekte të ngjashme inovacioni ndërkohë që mund të punonin në një. Kjo nuk do të arrihej nëse nuk do të zhvillohej një bisedë e lirë me ta, pra pa axhendë zyrtare.

Duhet të keni biseda të sinqerta me klientët tuaj

Nëse jeni biznes- me-biznes atëherë është me e lehtë të krijoni bisedë më të sinqertë me klientët tuaj. Nëse jeni biznes-me-konsumator, ju duhet të gjeni më shumë mjete si sondazhe të klientëve. Pyetini ata se çfarë pëlqejnë ose jo në kompaninë tuaj, si mund të përmirësohet dhe si ndërveprojnë ata me ekipin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë juve, jo vetëm të identifikoni se çfarë duhet të ndryshoni ose jo, por do të kuptoni se çfarë po ecën siç duhet dhe kështu mund të vazhdoni të bëni të njëjtën gjë.

Nga mjetet e ROI (që janë mjete, të cilat na ndihmojnë për përmirësimin e markës sonë, analizës, përvojës dixhitale) mjeti më i rëndësishëm për një sipërmarrës dhe një udhëheqës është dëgjimi aktiv. Mbi të gjitha nuk na kushton asgjë.

Besmira Koro

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0