26 Maj 2021, disa e parë në vend që nuk shënohet asnjë i vdekur nga Covid 19 - Business Magazine Albania

26 Maj 2021, disa e parë në vend që nuk shënohet asnjë i vdekur nga Covid 19

Covid 19

Pas 244 ditësh lajme të hidhura rreth Covid, 26 Maji shënoi ditën e parë në vend, ku nuk pati asnjë të vdekur të verifikuar zyrtarisht për shkak të Covid. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rënie është numri i të shtuarve në spital dhe i atyre në terapi intensive. Në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, 7 nga të cilët në terapi intensive, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Tiranë, Berat, Skrapar, Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak. Gjatë të njëjtës periudhë të shëruarit janë 71 veta.

Lexo:  OBSH: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0