25 vjeçari me pasuri 4.3 miliardë USD - Business Magazine Albania

25 vjeçari me pasuri 4.3 miliardë USD

themeluesi

Markus Villig dëshironte të krijonte një kompani teknologjike që kur ishte i ri në moshën 12 vjeç.

Në moshën 19 vjeçare, Villig braktisi universitetin pas vetëm një semestri studime shkenca kompjuterike në Universitetin e Tartu, në Estoni, deri sa aplikacioni i tij për udhëtim, Taxify (tani i njohur si Bolt), filloi të ngrihej.

Gjashtë vjet më vonë, në moshën 25-vjeçar, ai është themeluesi më i ri i një kompanie miliarda dollarëshe në Evropë. Aplikacioni evropian rival i Uber është i disponueshëm në 100 qytete në 30 vende, me 25 milionë klientë që e përdorin atë dhe 500,000 shoferë.

Villig filloi biznesin me një hua prej 5,000 euro (5,565 dollarë) nga familja e tij për të ndërtuar një prototip të aplikacionit, verën pas mbarimit të shkollës së mesme, edhe pse këto para i ishin dedikuar atij për studime.

Ai u frymëzua nga Skype, i cili u themelua në vendin e tij të lindjes në Estoni në 2004, duke treguar se biznesi i teknologjisë “mund të fillohej nga kudo”.

“E kuptova që teknologjia është një nga ato industri ku mund të kesh fuqi të mëdha, me faktin që mund të arrish gjëra të mëdha me një ekip shumë të vogël,” i tha ai CNBC.

Edhe kur interesi për aplikacionin filloi të rritet, Villig tha se mbeti i disiplinuar me kostot e biznesit duke shmangur “punësimin e shumë njerëzve ose duke bërë fushata të shtrenjta marketingu”.

Në fakt, Villig doli vetë në rrugë në kryeqytetin e Estonisë ,Talin për të rekrutuar taksistë në ditët e para të biznesit.

“Në fund të fundit bëhet fjalë për të qenë jashtëzakonisht i përqëndruar te konsumatori dhe i kursyer”, tha ai.

“Kjo është një industri ku klientët me të vërtetë kujdesen nëse marrin vlera të mira dhe shërbim të mirë për paratë e tyre”, shton ai. “Pra, nëse ju mund t’u ofroni klientëve 20% çmime më të mira ose mund të siguroheni që shoferët marrin 20% më shumë në çdo udhëtim, atëherë kjo vërtet paguhet”.

Shoferët e Bolt mund të fitojnë mbi 10% më shumë mesatarisht në krahasim me platformat e tjera të udhëtimit, pasi u duhet 15% prej tyre për udhëtim, krahasuar me 25% që Uber merr për “partnerë” për çdo tarifë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0