25 pacientë të infektuar me COVID-19 janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1029.
Mëngjesin e 26 majit ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë. 78 përqind e të infektuarve ose 803 prej tyre janë shëruar në total.
Mirela Cami, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center në Tiranë, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14,500 persona, prej të cilëve janë:
– 1029 të infektuar,
– 33 viktima;
– 803 të shëruar,
– 193 të infektuar aktivë;
Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 17 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 26 maj është:
– Tiranë, 80 pacientë aktivë,
– Durrës, 54 pacientë aktiv,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Lexoni: Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto