24 Tetori, Dita Botërore e Informimit për Zhvillim - Business Magazine Albania

24 Tetori, Dita Botërore e Informimit për Zhvillim


Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhin nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot.

Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje.

24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim.

Tragjikisht mbi 230,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i krizës siriane dhe mbi 14 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare.

Gati 37 milionë njerëz tani jetojnë me HIV. 2,6 milionë janë nën moshën 15 vjeç.

Së paku 80% e njerëzimit jetojnë me më pak se 10 $ në ditë. 40 për qind e popullsisë së varfër të botës përfiton vetëm 5 për qind të të ardhurave globale.

 Më shumë se një e treta (34.9% ose 78.6 milion) e të rriturve amerikanë janë obezë.

Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar një jetë të shëndetshme aktive. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë.

Sipas OBSH numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë, ndërsa në Shqipëri 188.000.

Kanceri përbën një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeshmërisë dhe vdekshmërisë në botë me më shumë se 14 milionë të diagnostikuar. Një e treta e vdekjeve nga kanceri kanë 5 faktorë kryesorë si indeksi i lartë i masës trupore, konsumi i ulët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për kancerin duke shkaktuar rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në botë, më shumë se çdo shkaktar tjetër.

350 milionë njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni.

Duhani vret 6 milionë njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë joduhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve.

Çdo ditë rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.

Këto dhe shumë gjëra të tjera ndodhin çdo ditë, mundohuni të informoheni sadopak për gjendjen në të cilën ndodhemi sot.

 

burimi: ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0