6 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 283.
Në njoftimin e përditshëm nga ISHP, Albana Fico bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5080 persona, prej të cilëve janë:
– 539 të infektuar,
– 26 viktima;
– 283 të shëruar;
– 35 të shtruar tek spitali Infektiv, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive, 4 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 17 prill është:
– Tiranë, 245 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 35 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 94 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 11 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 9 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 2 pacientë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.