2020, viti i dytë më i nxehtë që prej 1850 - Business Magazine Albania

2020, viti i dytë më i nxehtë që prej 1850

~3 minuta lexim

Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi të mërkurën se viti 2020 pritet të jetë viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndër vite, pas 2016. Aktualisht pesë grupe të dhënash të grumbulluara e radhisin vitin 2020 si një vit të karakterizuar nga nxehtësie, thatësira, zjarret dhe uraganet e fuqishëm, viti dytë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave më 1850.

Vendet më të goditura nga kjo vale nxehtësie janë Australia, Siberia dhe Shtetet e Bashkuara. Më pak e dukshme ishte ngrohja e detit që arriti vlera rekord. Më shumë se 80 për qind e oqeaneve në botë përjetuan një vale nxehtësie, sipas organizatës.

Ai që njihet si efekti serë shënoi një nivel rekord në vitin 2019 dhe është rritur edhe më shumë gjatë këtij viti, pavarësisht pritshmërive për një rënie në emetimin e gazit, për shkak të masave të izolimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19, thotë Organizata Botërore e Meteorologjisë.

LEXO: Qershori, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Sipas raportit të fundit të organizatës nga janari deri në tetor të këtij viti, temperatura mesatare botërore ishte rreth 1.2 gradë mbi nivelin bazë të viteve 1850-1900, gjë që e vendosi vitin 2020 pas vitit 2016 dhe para 2019.

Vitet e nxehta zakonisht janë shoqëruar me një dukuri natyrore që njihet me emrin “El Ninjo”, që nënkupton çlirimin e nxehtësisë nga oqeani Paqësor. Por ky vit përkon me efektin e kundërt, që njihet me emrin “La Ninja”, i cili kontribuon në ftohjen e temperaturave.

Organizata Botërore e Meteorologjisë do të konfirmojë të dhënat në mars të vitit 2021. Një marrëveshje për klimën e arritur pesë vite më parë në Paris, detyron vendet të bëjnë përpjekje për kufizimin e ngrohjes me 1.5 gradë Celsius, në të kundërtën shkencëtarët paralajmërojnë ndryshime të klimës me pasoja katastrofike.

Ndërsa nuk është e njëjtë me tejkalimin e pragut të ngrohjes afatgjatë, organizata thotë se egziston një në pesë mundësi që në baza vjetore, temperaturat përkohësisht, ta tejkalojnë atë nivel deri në 2024. Organizata thotë se shanset janë një në pesë që temperaturat të arrijnë këto vlera të rrezikshme nga viti 2024.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0