20 Vjeçarja tregon se si i fitoi 23 mijë dollarë nga një video në Youtube
Përditësuar së fundmi: 28/11/2019

20 Vjeçarja tregon se si i fitoi 23 mijë dollarë nga një video e vetme në Youtube

Share
nga Eridon Elshani
Nën 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Kur 20-vjeçarja kanadeze Alyssa Kulani hapi një çek nga YouTube, ajo nuk mund t’i besonte syve të saj.

Bëhet fjalë për një vajzë për të cilën deri më tani, Youtube kishte qenë vetëm një hobi.

Por, më pas gjithçka ndryshoi kur algoritmi i Youtube “rekomandoi” një video që ajo postoi në tetor të vitit 2018, e cila u bë virale dhe mori 4 milionë shikime.

Kështu, siç ka rrëfyer ajo, pagesa e një çeku prej Google tregonte shumën 29.300 dollarë, të fituar tërësisht nga reklamat e vendosura në videot e saj.

Tani Kulani është një YouTuber me kohë të plotë pasi ka 675,000 abonentë në YouTube dhe video të shumta me miliona shikime.

Pasi videoja e parë e saj u bë virale, ajo postoi një tjetër në dhjetor, e cila tani ka pothuajse 4 milionë shikime dhe është video e saj e dytë më e shikuar.

Nga kjo videp, ndjekësit e saj u rritën me një ritëm të shpejtë, nga 100,000 “abonentë” në fund të tetorit 2018, në 400,000 deri në fund të janarit.

Sipas saj, për një krijues, është e rëndësishme që të publikojë video tërheqëse në mënyrë të vazhdueshme.

Në rastin e Kulani, videot e saj përqendrohen në argëtim me të dashurin e saj.

Lexoni gjithashtu:

Një influencer shpjegon se si i ka fituar 50,000 dollarë nga video-ja e tij në YouTube

BusinessInsider