20 milionë vende pune në fabrika do të zëvendësohen nga robotët deri në 2030 - Business Magazine Albania

20 milionë vende pune në fabrika do të zëvendësohen nga robotët deri në 2030

*Shkruar nga Igli Hoxha

Bazuar në të dhënat e kompanisë analitike, Oxford Economics, pritet që mbi 20 milionë vende pune të zëvendësohen nga robotët deri në vitin 2030. Kjo do sillte një pabarazi të madhe në të ardhura si edhe do të linte me miliona njerëz pa punë, sipas analistëve.

Jetojmë në një epokë ku teknologjia është çelësi dhe përgjgija e çdo pyetje apo problemi dhe pikërisht kjo e fundit do të jetë edhe arsyeja e eleminimit të mbi 20 milionë vende pune në fabrika.

Më konkretisht, këto vende pune do të zëvendësohen nga robotët, të cilët do të kryejnë një punë më efiçente dhe nuk do të kenë nevojë për rroga.

Duket se kjo gjë po mirëpritet nga pronarët e fabrikave, të cilët shprehen se implementimi i robotëve në vendin e punës do t’i ndihmojë këta të fundit të shtojnë të ardhurat e tyre duke qenë se nuk do të paguajnë në bazë mujore për punën e kryer.

robotët“Aktualisht, unë punësoj mbi 200 persona në fabrikën time dhe përqindja e të ardhurave që ikin për pagesat e tyre është shumë e lartë. Unë po pres t’i zëvendësoj këta punëtorë me robotë dhe të kursej”, shprehet George Mitchell nga SHBA.

Këto vende pune do të zëvendësohen me shumicë në SHBA, por edhe Shqipëria nuk do të mbetet pas në këtë revolucion teknologjik që ka nisur.

Punë të tilla si elektriçist në Tiranë ose dado për fëmijë nuk mund të zëvendësohen nga robotët, por ne jemi duke parë zëvendësimin e profesioneve të tjera qysh tani.

Një nga këto profesione që po zëvendesohen nga robotët është edhe pastruese shtëpie, ku robotët ‘vacuum cleaner’ të kompanisë kineze Xiaomi janë duke fituar përqindje shumë të madhe të tregut të fshesave me korent automatike.

E vetmja gjë që do ju duhet të bëni, është të vendosni këtë fshesë me korent robot në prizë, ta lini në stacionin e saj, dhe roboti do i bjerë shtëpisë tuaj rreth e përqark për të fshirë çdo papastërti.

E ardhmja është emocionuese, por ndonjëherë dëmi që sjell revolucioni teknologjik në vende pune dhe të ardhura për njerëzit është i madh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0