“20 milionë dollarë brenda natës”. Financieri mbështetur nga Soros akuzohet se zhvlerësoi monedhën - Business Magazine Albania

“20 milionë dollarë brenda natës”. Financieri mbështetur nga Soros akuzohet se zhvlerësoi monedhën

Ndërsa ora shkonte drejt mesnatës së Krishtlindjes në vitin 2017, shumë tregtarë londinezë u drejtuan për të fjetur me barkun plot, por në Afrikën e Jugut, bashkëthemeluesi i Glen Point Capital, Neil Phillips, nuk kishte ndërmend të flinte.

Phillips 52 vjec, një veteran financash i mbështetur nga miliarderi George Soros, donte të çonte kursin e këmbimit midis dollarit amerikan dhe randit të Afrikës së Jugut nën 12.50, në mënyrë që të mund të fitonte 20 milionë dollarë, sip,as një aktakuze të organeve të drejtësisë në SHBA kundër tij zbuluar këtë javë. Gjatë një ore, ku transaksionet e aksioneve ishin të larta, ai dha udhëzimet për një punonjës në “Nomura Holdings” në Singapor, një nga qendrat e pakëta globale, ku dielli po lindte dhe tregtarët ishin në tavolinat e tyre.

“Qëllimi im është të tregtoj deri në 50 milion dollarë,” tha Phillips në orën 12:09 të mëngjesit, shtatë minuta më vonë, ai përsëriti: “duhet ta kaloj deri në 50.”

Nxitimthi, punonjësi në Nomura kishte rregulluar aq shumë tregti në emër të Phillips, sa prokurorët thanë se transaksionet e shtynë normën atje ku ai donte, gjoja duke manipuluar një nga monedhat më të tregtuara në botë në tregjet në zhvillim. “Glen Point” me qendër në Londër bëri miliona dollarë fitime dhe më vonë u mburr para investitorëve, se bastet në Afrikën e Jugut kishin ndihmuar fondin mbrojtës të mbante një vit rekord fitimesh.

Lexo edhe: Nis hetimi mbi ndikimin e Instagram te fëmijët nga shtetet amerikane

Por, s zhvillimiet e furishme atë natë të Krishtlindjeve ndezën alarmin diku tjetër në “Nomura”, sipas njerëzve të njohur me situatën. Kjo çoi në arrestimin e Phillips në Spanjë këtë javë, me kërkesë të autoriteteve amerikane. Prokurorët federalë në Nju Jork akuzuan menaxherin e parave për akuza të shumta mashtrimi, duke dërguar valë tronditëse në skenën makro-tregtare të Wall Street.

Në industri, incidenti ringjalli kujtimet se si firmat e Wall Street manipuluan tregun e valutës me 6.6 trilionë dollarë në ditë për vite dhe ngriti pikëpyetje se si tregtimet e supozuara shkuan përpara.

“Kjo lloj sjelljeje, për fat të keq ndodh më shpesh sesa do të donim të shihnim,” tha Rosa Abrantes-Metz, një ekonomiste që bashkëdrejton praktikën antitrust të Brattle Group dhe lektore për më shumë se një dekadë në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut. Megjithatë, tha ajo, Phillips mund të jetë në gjendje të mbrohet, duke argumentuar se ai po bënte tregti agresive, por jo të paligjshme. “Të provosh manipulimin e tregut është kaq e vështirë,” tha ajo.

Ndërsa “Glen Point” dyshohet se fitoi 16 milionë dollarë në tregti, firma e investimeve e Soros – “Soros Fund Management” – mori 4 milionë dollarë, sipas dosjeve ligjore dhe njerëzve të njohur me këtë çështje. Phillips ndihmoi në mbikëqyrjen e parave për investitorin miliarder, përmes një llogarie të ashtuquajtur të menaxhuar dhe nuk ka asnjë sugjerim për ndonjë keqbërje nga ana e Soros. Një përfaqësues i Soros nuk pranoi të komentojë.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0