2 milionë euro për panelet diellore - Business Magazine Albania

2 milionë euro për panelet diellore

Në tre-mujorin e parë të vitit që vjen, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hap aplikimet për fazën e dytë të programit të subvencionimit të qytetarëve për vendosjen e paneleve diellore.

Orjon Islamaj, përgjegjës i sektorit të shërbimeve energjitike tha se edhe në raundin e dytë do të pranohen 4 mijë aplikime, nga të cilat do të shpallen fitues vetëm 2 mijë prej tyre.

Fondi i vënë në dispozicion edhe për vitin e ardhshëm përllogaritet të jetë në vlerën e 2 milionë eurove. Nga studio e emisionit “Box to Box” Islamaj u ndal edhe te kriteret që do të aplikohen për pranimin e kërkesave dhe përzgjedhjen e fituesve.

Ky program u jep mundësinë qytetarëve që të instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit duke mbuluar vetëm 30 për qind të kostos, ndërsa pjesa tjetër, pra 70 për qind e faturës subvencionohet nga Qeveria.

Përmes kësaj skeme, siç sqaroi edhe përgjegjësi i sektorit të shërbimeve energjetike, një familje arrin të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj.

Në fazën e parë përfituan 2 mijë familje, kryesisht në Tiranë dhe Korçë.

Skantv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0