Tarifat e automjeteve. Tension mes BE-SHBA

Tarifat e automjeteve. Tension mes BE-SHBA


Zyrtarët e Komisionit Europian kanë bërë të ditur se BE do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për importet e makinave europiane.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar vendosjen e tarifës 20% për çdo makinë që prodhohen në fabrikat e BE. Kërcënimi erdhi një muaj pasi administrata e tij nisi një hetim për të zbuluar nëse importet e automjeteve përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

Zv.Presidenti i Komisionit të KE, Jyrki Katainen ka thënë se, “nëse ata vendosin të shtojnë tarifat, ne nuk do të kemi mundësi tjetër përveç se të reagojmë”. Aksionet e kompanive të automjeteve europiane pësuan rënie në fundjavë, pasi Trump lajmëroi tarifat e reja.

Ford dhe General Motors kanë shënuar gjithashtu një ulje të vlerës së tyre në treg Ndërkohë në Tëitter, Tramo tha: “Nëse Tarifat dhe Barrierat nuk hiqen menjëherë, ne do të vendosim penalitete në 20% për të gjithë makinat e tyre që vijnë këtu”.

Mediat ndërkombtare shrkuajnë se Departamenti i Tregtisë në SHBA ka afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm, të hetojë dhe të dalë në një përfundim: pra nëse importet e automjeteve ose pjesëve të makinave, përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare ose jo.

Trump ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme importet e mëdha të makinave gjermane në SHBA.

Trump i tha prodhuesve në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 11 Maj se po planifikon tarifa në 20-25% për disa automjete dhe kritikoi ashpër sufiçitin në automjete me Gjermaninë.  SHBA kanë aktualisht tarifa në 2.5% për makinat për pasagjerë të importuara dhe 25% për kamionçinat.

BE aplikon një tarifë 10% në automjetet e SHBA-ve. Në dekadën e fundit, prodhimi i automjeteve në SHBA është dyfishuar sipas Dhomës së Tregtisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0