Gener 2 zgjedh Avid për televizionin A2, filialin e CNN në Shqipëri - Business Magazine Albania

Gener 2 zgjedh Avid për televizionin A2, filialin e CNN në Shqipëri


MediaCentral, Maestro dhe Avid NEXIS janë pjesë të një platforme të re të teknologjisë së fundit për kanalin 24 orë të lajmeve, A2.

Avid® (Nasdaq: AVID), ofruesi teknologjik lider i programeve dhe platformave për industrinë e kinematografisë dhe medias, sot njoftoi që Gener 2, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit dhe inxhinierisë në Shqipëri, ka zgjedhur një gamë të gjerë zgjidhjesh teknologjike të kompanisë Avid, për të nisur kanalin televiziv A2, në partneritet ekskluziv me CNN. Ky televizion do të jetë një filial ekskluziv i CNN-it më seli në Tiranë.

Shërbimi 24 orësh i lajmeve të A2 do të mbulojë Shqipërinë dhe do të arrijë miliona shikues të tjerë jashtë kufijve të vendit. Kanalit të ri i nevojitej një platformë e integruar dhe e qëndrueshme për të mbështetur prodhimin e lajmeve gjatë gjithë ditës dhe për t’i pajisur gazetarët dhe përdoruesit me sistemin më të përparuar të transmetimit. I mundësuar nga MediaCentral, sistemi i Avid do të sjellë prodhim lajmesh sipas teknologjisë së fundit për televizionin A2, i cili planifikohet të nisë transmetimin në fund të këtij viti. Ky sistem është instaluar nga specialisti i teknologjisë dhe partneri i Avid, Teratek.

“Duke marrë parasysh standardet dhe reputacionin ndërkombëtar të CNN, dhe pozitën e Gener 2 në tregun shqiptar, është jashtëzakonisht e rëndësishme që televizioni A2 të jetë i pajisur me teknologjinë më të mirë,” tha Andri Kasneci, CEO i A2. “Përmes kanalit tonë të ri, ne synojmë të vendosim dhe përmbushim objektiva të rinj në median shqiptare, dhe zgjidhjet e ofruara nga Avid janë thelbësore për t’i arritur ata.”

Studiot e A2 po pajisen me një seri të zgjidhjeve që ofron teknologjia e Avid. MediaCentral | Newsroom Management (Menaxhimi i Redaksisë nga MediaCentral) do t’i shërbejë televizionit A2 si një sistem nervor qendror i përparuar në funksion të krijimit të lajmeve, menaxhimit dhe shpërndarjes së tyre. Ndërsa MediaCentral | Production Management (Menaxhimi i Produksionit nga MediaCentral) do të përshpejtojë të gjitha proceset e punës në prodhim, duke fuqizuar bashkëpunimin e stafit me qëllim realizimin më të shpejtë të projekteve. Integrimi i arkivit të përbashkët të Avid NEXUS është një tjetër domosdoshmëri për të përmbushur nevojat e prodhimit 24 orë të lajmeve. Me Avid Media Composer, montazhierët e A2 do të kenë programin më të mirë të montazhit që përdoret në këtë industri.

Suita e plotë e zgjidhjeve grafike të Maestro do t’i japë televizionit A2, mundësi të pashoqe grafike në 2D dhe 3D, duke përfshirë kontrollerin universal Maestro | News për video dhe grafika, Maestro | TX për grafika të brandit, dhe Maestro | PowerWall për kontroll novator përmes ndërfaqes me prekje të ekranit. AirSpeed do të jetë po ashtu e ndërlidhur me platformën Maestro të televizionit A2 për një menaxhim fleksibël dhe efikas të produksioneve mediatike.

“Është një mundësi e veçantë të ndihmosh në dizenjimin e një sistemi të ri nga themelet, duke parë kështu disa nga risitë më të fundit të Avid në veprim,” tha Tom Cordiner, Zv. President i Shitjeve Globale në Avid. “Kemi besim që A2 do t’i përmbushë ambiciet e tij dhe jemi vërtet të interesuar që të shohim rezultatet.”

Rreth Avid

Përmes Avid Everywhere®, Avid ofron platformën më të hapur dhe efikase mediatike, e cila ndërlidh krijimin e përmbajtjes me bashkëpunimin e stafit, ruajtjen e aseteve intelektuale, shpërndarjen dhe konsumin. Komuniteti i shquar i klientëve përdor mjetet gjithëpërfshirëse dhe zgjidhjet funksionale të Avid, për të krijuar, shpërndarë dhe shitur prodhimet mediatike më të shikuara, dëgjuara dhe të dashura në botë – nga filmat prestigjiozë që kanë fituar çmime, te programet televizive më në zë, programet e lajmeve, ngjarjet sportive të transmetuara, prodhimet muzikore me famë dhe koncertet live. Zgjidhjet lidere të industrisë nga Avid përfshijnë Media Composer®, Pro Tools®, Avid NEXIS®, MediaCentral®, iNEWS®, AirSpeed®, Sibelius®, Avid VENUE, Avid FastServe, Maestro, dhe PlayMaker.

Rreth A2

Televizioni i lajmeve A2 është një partneritet ekskluziv mes Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2. Filiali ekskluziv i CNN, A2, do t’i ketë zyrat qendrore në Tiranë me njësi mbështetëse të prodhimit të lajmeve të shpërndara në qytete të tjera. Televizioni A2 do të prodhojë kryesisht lajme lokale për audiencat shqipfolëse, dhe gjithashtu, do të bashkëpunojë ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0