EuroElektra hap aplikimet për intership në RSU2 - Business Magazine Albania

EuroElektra hap aplikimet për intership në RSU2


Në thirrjen e hapur në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2 nga EuroElektra mund të aplikojnë studentët e nivelit master të Inxhinierisë Elektrike, të cilët kërkojnë të specializojnë njohuritë e tyre në fushën e Energjive të Rinovueshme (specifikisht Energjia fotovoltaike).

Të qenit energjik, i aftë për të punuar, i pavarur dhe kreativ janë cilësitë, që vlerësojnë më shumë tek çdo aplikant. Në këtë intership nuk është e rëndësishme të dish më shumë, por të duash më shumë.

  • Fituesit e intershipit do të kenë mundësinë të përfshihen në etapat e projektimit të një impianti fotovoltaik duke përdorur software inxhinierikë si: AutoCat, SolidWork dhe PySol.
  • Njohje e programit inxhinierik për projektimin e impianteve fotovoltaik: PySol/Valentine Software
  • Të zhvillojnë idetë e tyre në projektimin funksional të një Smart Home.
  • Të marrin pjesë në përgatitjen dhe ideimin e materialeve informuese në sektorin e Energjive të Rinovueshme: brochura, pyetsorë etj.

Nëse keni pyetje kontaktoni në: info@euroelektra.al.

Për të aplikuar dërgoni CV-të tuaja në: info@euroelektra.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0