Qeveria raportoi se te ardhurat ne buxhetin e shtetit u rriten ne gjysmen e pare te vitit me 18,7 miliarde leke me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.
Sipas shifrave, te bera publike nga Ministria e Financave, per periudhen Janar-Qershor te ardhurat totale nga taksat dhe burimet e tjera financiare ishin 175,2 miliarde leke, nga 156,6 miliarde te mbledhura nje vit me pare.
Te dhenat tregojne se rritja prej 11,8 perqind ka ardhur kryesisht nga tatimi mbi vleren e shtuar, por edhe ai mbi fitimin. Sipas shifrave, vetem nga TVSH jane arketuar rreth 10,4 miliarde leke me shume.
Por, ndonese ne krahun e te ardhurave buxheti po ecen sipas planit fillestar, ne anen tjeter, ate te shpenzimeve, shifrat tregojne nje situate problematike, veçanerisht me investimet. Per gjashte muajt e pare, investime ne pune publike ishin 6 miliarde leke me te ulta se plani, ndersa krahasuar me nje vit me pare, ato kane rene me dy here.
Kjo renie e forte eshte shnderruar ne shqetesim edhe per Fondin Monetar Nderkombetar. Ne raportin e fundit mbi Shqiperine, FMN i terheq vemendjen qeverise, te ekzekutoje investimet sipas planit te percaktuar, pasi me ritmin aktual ato mund te frenojne rritjen ekonomike.
Ne total per 2014-n, qeveria ka parashikuar te investoje 67 miliarde leke, thuajse ne te njejtin nivel sa viti i kaluar. Por, kete vit, pjesa me e madhe e tyre eshte parashikuar te financohet me burime te huaja, te cilat marrin me shume kohe per t’u realizuar, per shkak te procedurave burokratike te donatoreve ne levrimin e kredive.
Sipas autoriteteve, ky ka qene dhe nje nga arsyet kryesore te mosrealizimit.
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto