18 pacientë të infektuar në 4 bashki të vendit

18 pacientë të infektuar në 4 bashki të vendit

pacientë

18 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 898.

77 përqind e të infektuarve ose 694 prej tyre janë shëruar.

Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit gjatë 24 orëvë të fundit janë: 4 në Krujë, 11 në Tiranë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Në 24 orët e fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11769 persona, prej të cilëve janë:

– 898 të infektuar,

– 31 viktima;

–  694 të shëruar,

–  173 infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Lexoni: Call center, fason, kompani IT etj. Ja kriteret e punës në kushtet e Covid 19

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0