170 miliardë euro ka përfituar Rusia nga shitja e gazit në Europë - Business Magazine Albania

170 miliardë euro ka përfituar Rusia nga shitja e gazit në Europë

Vladimir Putin ndoshta nuk po fiton luftën tradicionale në terren, por deri më tani po fiton betejën për furnizimin e Europës me gaz dhe naftë.

Sipas të dhënave të botuara ndër të tjerat nga italiania Unimpresa, deri më tani vendet e BE-së kanë paguar burimet natyrore ruse, të domosdoshme për ngrohjen dhe funksionimin e industrive përkatëse, gati 170 miliardë euro, një shifër që mund t dyfishohet dhe të shkojë deri në 250 miliardë deri në mesin e shtatorit.

Një mal me para me të cilin Putin po financon luftën dhe po tenton të zbusë efektet ekonomike të sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit që drejton prej më shumë se dy dekadash.

Lexo edhe: Europa prezanton projektin e ri të energjisë: Tubacion gazsjellës nga Saharaja

Nga këto, sipas të dhënave 93 miliardë janë marrë nga Moska vetëm gjatë 100 ditëve të para të konfliktit, dhe me ftohjen progresive të motit në vendet e Europës veriore, në veçanti Gjermani dhe Holandë do të gjenden në një situatë të vështirë, që mund të bllokojë ekonomitë e tyre, dhe si pasojë të gjithë Bashkimin Europian.

Sipas Goldman Sachs, rritja e çmimeve gjatë verës, ku vetëm gazi ka kaluar nga një çmim reference 87 euro para konfliktit në 257 të javës së kaluar, mund të shkaktojë në vjeshtë “një traumë të paprecedentë në Europë”.

Efektet si racionimi i energjisë dhe mbyllja e përkohshme e disa fabrikave është tashmë një skenar realist, që mund të përkeqësohet edhe më shumë në qoftë se Moska do të vendosë të nderpresë për arsyeje të ndryshme furnizimin. Siç po ndodh edhe këto dite, ku për shkak të një “keqfunksionimi”, sipas rusëve, të turbinave të gazsjellësit Nord Stream, fluksi është tejet i kufizuar./ Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0