16 pyetjet që duhet t’ja bëni web developer-it tuaj, udhërrëfyesi që... - Business Magazine Albania

16 pyetjet që duhet t’ja bëni web developer-it tuaj, udhërrëfyesi që nuk duhet t’ju mungojë

Nëse jeni duke ndërtuar një faqe interneti për biznesin tuaj, ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendoni, dizajni, funksionaliteti, shpejtësia, SEO, përmbajtja… lista është e gjatë! Por ndoshta vendimi më i rëndësishëm është ky, kë do të zgjidhni për ta ndërtuar faqen tuaj?

Lexo gjithashtu: Rreziku që shpëton jetën: Si po testohen bateritë e së ardhmes?

Një zhvillues i mirë i faqes nuk është thjesht një programues, ai duhet të kuptojë biznesin tuaj, klientët tuaj, dhe çfarë do të përçojë faqja juaj. Që ky bashkëpunim të jetë i suksesshëm, duhet të bëni pyetjet e duhura që në fillim. Ja cilat janë 16 pyetjet që nuk duhet të mungojnë në bisedën tuaj me zhvilluesin:

1. A ka përvojë me projekte të ngjashme?

Mos u mjaftoni me “po, kam punuar në faqe të tjera”. Kërkoni shembuj konkretë. Nëse doni një dyqan online dhe ai ka bërë vetëm faqe informuese për dentistë,  jeni në drejtim të gabuar.

2. Si e bën kërkimin për biznesin tim?

Një zhvillues që do të bëjë punën siç duhet, duhet të dijë gjithçka për ju, cilët janë klientët tuaj, çfarë kërkojnë, si ju dallon marka juaj dhe cilat janë objektivat tuaja. Faqja juaj është një zgjatim i imazhit tuaj,  jo thjesht një dekor online.

3. Sa kohë zgjat ndërtimi i faqes?

Nëse dikush nuk ju jep as një afat të përafërt, bëhuni gati për zhgënjime. Kërkoni afate konkrete dhe diskutoni penalitete nëse ato nuk mbahen. Ju nuk keni kohë për të pritur pafund.

4. Çfarë shërbimesh ofron përveç ndërtimit të faqes?

A shkruan përmbajtjen? A e lidh faqen me Google Analytics? A bën dizajnin për telefon? A e ndihmon promovimin në rrjete sociale? Bëni një listë të nevojave tuaja dhe shihni sa përputhen me çfarë ofron ai.

5. Si do të kujdeset për SEO-në?

Nëse zhvilluesi nuk përmend SEO, largohuni. Një faqe që nuk gjendet në Google është si një dyqan pa rrugë hyrjeje. Pyeteni si planifikon të optimizojë faqen për motorët e kërkimit dhe nëse bën kërkime për fjalë kyçe.

6. A mund ta përditësoj vetë faqen?

Nuk do të doni të paguani për çdo ndryshim të vogël. Sigurohuni që faqja të ndërtohet në një sistem ku ju mund të bëni ndryshime pa ndihmën e përditshme të zhvilluesit. WordPress? Wix? Apo ndonjë CMS tjetër? Kërkoni demonstrim.

7. A ofron edhe content marketing?

Nëse nuk keni dikë që merret me përmbajtje (blogje, artikuj, etj.), kjo mund të jetë një shtesë e vyer. Por nëse e keni të mbuluar këtë pjesë, mos paguani për shërbime të panevojshme.

8. A mund të flas me klientët e tij të mëparshëm?

Kërkoni referenca! Klientët e kaluar janë pasqyra më reale për profesionalizmin dhe komunikimin e zhvilluesit.

9. Sa i përfshirë pritet të jem unë në këtë proces?

Doni të vendosni për çdo detaj, apo t’ia lini në dorë ekspertit? Diskutoni qartë që në fillim përfshirjen tuaj për të shmangur konfuzionin më vonë.

10. Sa kushton një projekt i tillë?

Çmimi nuk është gjithmonë garanci cilësie, por shmangni ofertat që duken tepër të mira për të qenë të vërteta. Një faqe profesionale mund të kushtojë nga 1,000 deri në 10,000+ euro, në varësi të kompleksitetit. Kërkoni një çmim fiks ose një kuotë maksimale.

11. A i realizon vetë projektet apo i nënkontrakton?

Doni të dini kush po punon realisht në faqen tuaj. Nëse puna do t’i jepet dikujt tjetër, kërkoni të njiheni me të edhe atë person.

12. Si është procesi i komunikimit?

A do të ketë takime javore? A mund të flisni në telefon? A do të merrni raporte? Komunikimi është thelbësor për një projekt të suksesshëm.

13. Çfarë ndodh pas publikimit të faqes?

Shumë mendojnë se kur faqja del online, puna mbaron. Gabim! Pyetni për mbështetjen teknike, mirëmbajtjen, dhe nëse ka ndonjë garanci për gabimet teknike.

14. A është faqja “mobile friendly”?

Në vitin 2025, shumica e trafikut vjen nga celulari. Faqja juaj duhet të duket dhe të funksionojë shkëlqyeshëm edhe në ekranin më të vogël.

15. Kush është pronari i faqes dhe të dhënave?

Duket e çuditshme, por nuk është gjithmonë e qartë. Sigurohuni që ju jeni pronari i domain-it, hosting-ut dhe gjithë përmbajtjes. Kërkoni gjithçka me kontratë!

16. Si do të matet suksesi i faqes?

A është numri i vizitorëve? Shitjet? Kohëqëndrimi në faqe? Pyeteni si do ta analizojë suksesin dhe cilat metrika do të përdorë për të raportuar progresin.

Të ndërtosh një faqe interneti është një investim, jo vetëm financiar, por edhe strategjik. Merrni kohën për të zgjedhur zhvilluesin e duhur. Me pyetjet e mësipërme, do të jeni një hap më afër një bashkëpunimi të suksesshëm dhe një faqeje që punon për ju, jo kundër jush.

Në fund të ditës, faqja juaj është fytyra juaj në botën digjitale. Bëjeni të buzëqeshë!

business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0