16% më shumë turistë vizituan Shqipërinë vitin e kaluar - Business Magazine Albania

16% më shumë turistë vizituan Shqipërinë vitin e kaluar


Vizitorët në Shqipëri gjatë vitit 2018 ishin rreth 16% më shumë se një vit më parë.
Të dhënat e INSTAT-it për vitin e kaluar, tregojnë se numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë ishte 5.6 milionë. Një vit më parë, në 2017, ky numër ishte 4.6 milionë.

Për nga numri i turistëve, kryesojnë shtetet fqinje, me në krye Kosovën. Duke i kaluar 1 milion pushues, rritja e turstëve nga Kosova ishte mbi mesataren prej 16%.

Mes vendeve të Europës, kryesojnë ato lindore. Sipaso INSTAT turistët nga Polonia ishin gati 154 mijë me një rritje vjetore mbi 34 %.

Edhe Europa veriore pati rritje të interesit. Vizitorët nga Gjermania u rritën 17% në një vit. Por edhe fqinj përtej detit pati një interest ë rritur drejt Shqipërisë.

Lexo: Turizëm: Dhjetë linja të reja charter drejt Shqipërisë

Italianët të cilët po eksporojnë shqipërinë për biznes, iu drejtuan turizmit në masën 20% më shumë se një vit më parë. Numri i tyre ishte 463 mijë.

Mes turistivë bie në zy ulja e pushuesve nga Mali i Zi, me mbi 6%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0