16-fishohet tarifa e liçencimit të karburanteve

16-fishohet tarifa e liçencimit të karburanteve


Qeveria shqiptare rrit me 16 herë tarifën e liçencimit të pikave të tregtimit të karburanteve. Aktualisht, për të hapur një pikë të pavarur tregtimi karburanti liçenca kushton 300 mijë lekë, ndërsa me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave do të kushtojë 5 milionë lekë. Ndërsa, për hapjen e të njëjtit aktivitet në një qytet tjetër tarifa është 200 mijë lekë dhe me ndryshimin e qeverisë do të shkojë në 2 milionë lekë.

Rritja e tarifave pritet të pasqyrohet në rritjen e çmimit të karburantit, siç ndodh me çdo rritje tjetër kostoje për biznesin, i cili e transferon atë te konsumatori përfundimtar. Rreth 67% të çmimit të naftës e përbëjnë taksat. Në VKM janë përcaktuar procedurat dhe kushtet për dhënien e liçencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.

VENDIMI

Veprimtaria e tregtimit me shumicë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj bëhet vetëm nga shoqëritë tregtare, të themeluara në formën e shoqërive aksionare, pasi të jenë pajisur me Liçencë tregtimi nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL). Shoqëria aksionare paraqet në QKL kërkesën për t’u pajisur me Licencë tregtimi, bashkë me dokumentet shoqëruese ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, që vërteton se personi juridik është krijuar në formën e shoqërisë aksionare, ku objekt të veprimtarisë të ketë edhe tregtimin e naftës bruto e nënproduktet e saj. Një tjetër dokument është vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë për depozitat/magazinat që do të përdorë personi juridik.

Personi juridik nuk mund të marrë me qira kapacitete depozituese/magazinuese, në qoftë se ato janë në përdorim nga qiradhënësi apo nga ndonjë person i tretë, si dhe kapacitete depozituese/ magazinuese të rafinerive të naftës dhe impianteve të përpunimit të nënprodukteve të naftës, të cilat janë në funksion të procesit teknologjik dhe kanë infrastrukturë të përbashkët me rafinerinë. Kohëzgjatja e kontratës së qirasë të jetë jo më pak se 5 vjet. Një tjetër dokument është vërtetimi për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës (ISHP); dhe vërtetimin e pronësisë ose kontratën e marrjes në përdorim për automjetet e transportit për naftë bruto dhe nënproduktet e saj, që do të përdorë personi juridik.

Dokumente të tjera janë çertifikatën e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme, leje mjedisi, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin, për ambientet depozituese dhe, në rastet e tregtimit të vajrave lubrifikantë, për kapacitetet magazinuese dhe vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0