152 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 958.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza dhe një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, 6 në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, 3 në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, 2 në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, 1 në Dibër, Devoll, Rogozhinë, Krujë, Kurbin, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.