15 filmat dhe serialet që mund t’i shikoni këtë fundjavë - Business Magazine Albania

15 filmat dhe serialet që mund t’i shikoni këtë fundjavë

Në një kohë kur platforma të shumta streaming bombardojnë publikun me tituj të rinj çdo javë, zgjedhja e diçkaje që mbush vërtet kohën tuaj mund të jetë sfiduese. Një listë me prodhime më të ndjekura nuk garanton gjithmonë cilësi, por ne kemi për ju disa nga filmat dhe serialet më të spikatur të momentit. Nga dokumentarë tronditës te komedi dhe drama emocionuese, këto janë sugjerimet më të mira për fundjavën.

  1. Kinda Pregnant
  • Kategoria: Komedi
  • Kohëzgjatja: 100 minuta

Lainy (Amy Schumer) dëshiron të krijojë një familje, por planet i dalin jashtë kontrollit. Në një moment, ajo vendos të përdorë një bark fals si shtatzënë, duke e futur veten në një situatë sa komike, aq edhe romantike.

  1. Heart Eyes
  • Kategoria: Thriller/Horror
  • Kohëzgjatja: 90 minuta

Një vrasës i njohur si “Heart Eyes Killer” kthehet për të terrorizuar të dashuruarit në Shën Valentin. A është ky viti kur askush nuk do t’i shpëtojë obsesionit të tij vdekjeprurës?

  1. Apple Cider Vinegar
  • Kategoria: Dramatik
  • Numri i sezoneve: 1

Si histori e kohës së Instagram-it, ky serial ndjek historinë e dy vajzave që përpiqen të kurojë sëmundjet e tyre përmes wellness-it dhe të ndërtojnë një perandori online. Një rrëfim i ndërlikuar për famën, mashtrimin dhe pasojat e suksesit të rrufeshëm.

  1. Love Hurts
  • Kategoria: Krim/Thriller
  • Kohëzgjatja: 83 minuta

Ke Huy Quan rikthehet në ekran si Marvin Gable, një agjent imobiliar nga Milwaukee, rikthehet në botën e krimit kur një e kaluar e rrezikshme vjen për ta ndjekur.

  1. Sweet Magnolias (Sezoni 4)
  • Kategoria: Dramë/Romancë

Tre shoqe të ngushta nga Karolina e Jugut përballen me sfida të reja, ndërsa kalojnë një sezon të mbushur me festime, humbje dhe një martesë të papritur.

Lexo gjithashtu: Filmat me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave dhe strategjitë e tyre të marketingut

  1. Clean Slate
  • Kategoria: Komedi

Harry, një pronar i vjetër i një lavazhi makinash në Alabama, është i detyruar të rishqyrtojë pikëpamjet e tij kur vajza e tij, tashmë një grua transgjinore, kthehet në shtëpi për të rindërtuar marrëdhënien e tyre.

  1. The Z-Suite
  • Kategoria: Komedi

Çfarë ndodh kur një agjenci reklamuese në Nju Jork zëvendëson drejtuesit e saj me punonjës të gjeneratës Z? Një përplasje brezash plot humor dhe sfida.

  1. The Takedown: American Aryans
  • Kategoria: Dokumentar/Krim i vërtetë

Ky dokumentar eksploron botën e errët të grupit kriminal “Aryan Brotherhood of Texas” dhe operacionin sekret për ta shkatërruar atë.

  1. Unstoppable
  • Kategoria: Biografi/Sport
  • Kohëzgjatja: 124 minuta

Historia e vërtetë e Anthony Robles, një mundës që sfidoi kufizimet fizike për të arritur majat e sportit.

  1. The Hunting Party
  • Kategoria: Aksion/Thriller

Një shpërthim misterioz çliron një grup vrasësish serialë nga një burg sekret, duke nisur një ndjekje të ethshme nga një ekip elitë agjentësh.

  1. Paradise
  • Kategoria: Thriller/Dramë

Një komunitet luksoz për elitën transformohet në një skenë krimi kur një vrasje trondit banorët.

  1. Companion
  • Kategoria: Horror/Sci-Fi
  • Kohëzgjatja: 97 minuta

Një pushim i qetë kthehet në një makth kur një android, i dizajnuar për të qenë shoqëruesi perfekt, shfaq një anë të errët.

  1. School Spirits (Sezoni 2)
  • Kategoria: Fantazi/Thriller

Maddie është ende e ngecur në botën e përtejme dhe ka pak kohë për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer.

  1. Mythic Quest (Sezoni 4)
  • Kategoria: Komedi/Gaming

Një nga serialet më të pëlqyera për botën e zhvillimit të lojërave kthehet me sfida të reja dhe shumë humor.

  1. Watson
  • Kategoria: Thriller/Mister

Morris Chestnut interpreton Dr. Watson, i cili pas vdekjes së Sherlock Holmes, drejton një klinikë për raste misterioze mjekësore.

Këto janë disa nga titujt më të spikatur të fundjavës. Zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe shijoni një “seancë” të mirë filmash dhe serialesh.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0