147 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10,372.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. Në të dy spitalet COVID po trajtohen 199 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 67 raste në Tiranë, 12 në Lezhë, 11 në Berat, 10 në Shkodër, 9 në Fier, 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Kamëz, 4 në Kavajë, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës dhe Selenicë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 159 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.