144 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 672.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 57 vjeçar nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 174 pacientë, 16 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, 3 në Shkodër, Pogradec, Delvinë, 2 raste në Krujë, Përmet, 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 733 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 672 të infektuar,
– 340 viktima;
– 6 668 të shëruar,
– 4 664 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto