143 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 260.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi, dhe 4 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet Covid janë të shtruar 119 persona, prej të cilëve 14 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Lexoni: Disa shprehi që ju forcojnë shëndetin mendor
Të infektuarit e rinj janë: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Përrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh dhe Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 746 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 260 të infektuar,
– 225 viktima;
– 3 746 të shëruar,
– 3203 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.