14-vjeçari që po u mëson fëmijëve si ndërtohet suksesi... - Business Magazine Albania

14-vjeçari që po u mëson fëmijëve si ndërtohet suksesi para se të rriten

Nëse mendon se networking-u fillon pas universitetit, je shumë vonë.

Në Teksas, një djalë 14 vjeç ka ndërtuar një rrjet global për fëmijë dhe adoleshentë, duke u mësuar atyre atë që shkollat shpesh nuk e përfshijnë në kurrikulë, si të lidhesh, si të flasësh, si të ndërtosh besim dhe mundësi.

Quhet Arjun Sharda dhe është themeluesi i TLEEM, një organizatë jofitimprurëse që sot ka 37 kapituj aktivë në 11 vende të botës, duke u kthyer në një nga platformat më të mëdha të networking-ut për moshat K-12 në SHBA.

Ideja nuk lindi në një zyrë apo inkubator startup-esh, por nga një realitet i thjeshtë: brezi i ri po hyn më herët në botën profesionale, ndërsa sistemi arsimor po mbetet pas. Sipas Arjun, fëmijët po krijojnë kontakte, po prezantojnë ide dhe po ndërtojnë projekte, por pa udhëzimin e duhur.

“Rrjetet janë mënyra se si ndryshohet bota,” thotë ai, duke theksuar se aftësitë sociale dhe profesionale nuk mësohen në një kurs të vetëm.

TLEEM nisi si një klub i vogël teknologjie, por shpejt u shndërrua në një platformë globale që fokusohet në teknologji, lidership, sipërmarrje dhe vetëbesim. Kapitujt funksionojnë në mënyrë të pavarur, me aktivitete që variojnë nga hackathone te projekte komunitare dhe mentorime.

Ajo që e bën nismën edhe më të fortë është fakti se është falas, duke u dhënë akses edhe fëmijëve nga familje me të ardhura të ulëta. Së fundmi, me mbështetjen e Walmart, organizata ka nisur të ofrojë edhe mikro-grante për inovacion, për t’i kthyer idetë e nxënësve në projekte reale.

Për Arjun, ky nuk është thjesht një projekt. Është një mision.

“Provoje. Mos ki frikë nga dështimi,” është mesazhi i tij për bashkëmoshatarët. “Në këtë moshë, çdo gabim është thjesht një mësim.”

Atëherë kur suksesi po varet gjithnjë e më shumë nga lidhjet dhe guximi për të vepruar herët, historia e këtij 14-vjeçari tregon se e ardhmja nuk po pret leje.

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0