14 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1246.
Genta Qirjako, nga ISHP bëri me dije se 10 raste janë në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë dhe 1 në Durrës. Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive.
Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19. Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1246 të infektuar,
– 34 viktima;
– 938 të shëruar,
– 274 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 qershor është:
– Tiranë, 197 pacientë aktivë,
– Durrës, 10 pacientë aktivë,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Shkodër, 19 pacientë aktivë,
– Kamëz, 14 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Tropojë 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.
Lexoni: Mund të zotërojmë një imunitet të fortë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto