14 shprehjet më të mira të thëna ndonjëherë - Business Magazine Albania

14 shprehjet më të mira të thëna ndonjëherë


Shprehjet e mëposhtme janë një kujtesë për të shkuar gjithmonë para me besim dhe forcë në mënyrë që të bëni më të mirën tuaj.

  • “Imitimi është vetëvrasje.” – Ralph Waldo Emerson
  • “Bëjini gjërat në kushtet tuaja dhe merrni atë për të cilën keni luftuar.” – Oliver James
  • “Lajkatoni veten në mënyrë kritike.” -Willis Goth Regier
  • “Bëni atë që ndjeni me zemër, sepse gjithsesi do të kritikoheni.” -Eleanor Roosevelt
  • “Sa herë që të gjeni veten në anën e shumicës, është koha për të ndaluar dhe reflektuar.” -Mark Twain
  • “Më mirë të shkruani për veten tuaj dhe të mos keni publik, sesa të shkruani për publikun dhe të mos jeni vetvetja.” -Cyril Connolly
  • “Ne nuk duhet të lejojmë që perceptimet e kufizuara të njerëzve të na përcaktojnë.” -Virginia Satir
  • “Mos kërkoni që shoqëria t’ju japë leje për të qenë vetvetja.” -Steve Maraboli
  • “Nëse gjërat shkojnë keq, mos shkoni me rrjedhën e tyre.” -Roger Babson
  • “Disa njerëz thonë se po shkoni në rrugën e gabuar, kur kjo është thjesht një rrugë e juaja.” -Angelina Jolie
  • “Bëni atë që mundeni, me atë që keni, aty ku jeni.” -Theodore Roosevelt
  • “Jini vetvetja; të gjithë të tjerët tashmë janë të zënë.” -Oscar Wilde
  • “Për të gjetur vetveten, mendoni për veten tuaj.” -Socrates
  • “Jini të gjindshëm për të tjerët, por mos e lini veten tuaj kurrë pas dore.” -Dodinsky

burimi: Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0