14 raste të reja me koronavirus, shërohen 12 pacientë

14 raste të reja me koronavirus, shërohen 12 pacientë


14 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 562.

12 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 314.

Marjeta Dervishi nga ISHP, bëri me dije se të infektuar të rinj janë zbuluar në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5542 persona, prej të cilëve janë:

– 562 të infektuar,

– 26 viktima;

– 314 të shëruar;

– 222 persona të infektuar aktivë;

– 34 të shtruar tek spitali Infektiv, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 19 prill është:

– Tiranë, 251 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 6 pacientë,

– Elbasan, 16 pacientë,

– Fier, 36 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 96 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 2 pacientë,

– Has, 13 pacientë,

– Krujë, 18 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 3 pacientë,

– Kukës, 11 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

–   Kurbin, 7 pacientë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0